Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Autopsia përfundimtare për njeriun që ndezi SHBA: Floyd ishte me koronavirus, vdiq nga arresti kardiak

Vdekja e George Floyd u shkaktua nga arrest kardiak, përfundoi patologu zyrtar i Qarkut Hennepin pasi u krye një autopsi përfundimtare në trupin e afrikano-amerikanit të vrarë gjatë arrestimit, për të cilin ish-oficeri i policisë Derek Chauvin dhe tre kolegë të tjerë akuzohen për bashkëpunim dhe mosveprim.

Ky rast ka ndezur SHBA me protesta si kurrë më parë, duke shkaktuar kaos e anarki, e provokuar daljen e ushtrisë në rrugë.

Një raport i doktor Andreë Baker deklaron se qafa e Floydit ishte e shtypur kur Chauvin vuri gjurin e tij aty dhe e mbajti për më shumë se tetë minuta, por në përfundim kjo nuk përmendet si një shkak i drejtpërdrejtë i vdekjes.

Familja e Floyd financoi një autopsi të pavarur, e cila citon “mbytje nga presioni i vazhdueshëm” si shkaku i vdekjes.

Raporti i ri shprehet se Floyd kishte pasur mavijosje dhe prerje të shumta në kokë, fytyrë, gojë, shpatulla, krahë dhe këmbë, por nuk ka asnjë provë se ndonjë prej këtyre dëmtimeve ishte fatale.

Në autopsinë e fundit thuhet se Floyd ishte pacient me zemër dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut dhe kohët e fundit ishte edhe i infektuar me koronavirus, por pa asnjë indikacion se kjo luante ndonjë rol në vdekjen e tij.

Një raport fillestar i toksikologjisë tregoi nivele të moderuara të fentanilit dhe metamfetaminës në trupin e viktimës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com