728 x 90 Leaderboard

“Autogol”: Modriç duhet të paguajë 1.2 milionë euro për evazion fiskal

Mesfushori i Real Madridit, kroati Luka Modriç, do të duhet të paguajë 1.2 milionë euro për evazion fiskal në vitit 2012, por dhe për mashtrim me të ardhurat nga marketingu. Autoritetet spanjolle e kanë akuzuar Modriçin se shmangur taksat gjashtë vjet më parë, kur ai mbërriti te Real nga klubi anglez Tottenham.

Në shpjegimin e vendimit, thuhet se Modriç është i detyruar të paguajë taksën për tërë vitin, edhe te Reali ka qenë vetëm katër muaj, pasi 8 muajt e tjerë ka qenë në Londër.

Modriç është akuzuar se ka hapur një kompani fiktive në Luksemburg, duke transferuar të drejtat e marketingut, me reth 290,000 euro të ardhura në vitin 2013 dhe 579,000 euro në vitin 2014.

Por prokurorët spanjollë ia kanë zbuluar dhe këtë skemë, duke i bërë gati ndëshkimin.

Para tij, një telash të tillë e kanë kaluar dhe ish-trajneri të Realit, Jose MourinhoCristiano Ronaldo, lojtarët e Barcelonës Lionel Messi, Javier Mascherano dhe Neymar.

Kjo goditje për Modriç, vjen ndërsa ai u shpall lojtari më i mirë i Botërorit në Rusi, por dhe pas humbjes 6-0 të Kroacisë përballë Spanjës. /tesheshi.com/

Related posts