Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Austria, thirrje “me dhimbje” për shtetasit e saj: jo udhëtim drejt Ballkanit Perëndimor

Austria ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, njoftoi ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg.

Schallenberg tha se rekomandimet për shmangien e udhëtimit zbatohen për gjashtë vende, raporton Reuters.

Në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme austriake thuhet se paralajmërimi i referohet udhëtimit për në Bosnje, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi.

Austria, përkundër rekomandimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e kufijve, ka vendosur të mos hapë kufijtë e saj për qytetarët nga Ballkani Perëndimor, përveç për qytetarët e saj që vijnë nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova, u tha në një konferencë për shtyp në Vjenë.

Të gjithë qytetarët – qytetarë austriakë ose të huaj që banojnë në Austri – të cilët kthehen nga këto vende dhe territore, megjithatë, duhet të kalojnë në një karantinë dy-javore, d.m.th. të kryejnë një test PCR.

Schallenberg tha se ishte i vetëdijshëm për atë që qe një vendim i dhimbshëm për njerëzit nga Ballkani.

“Ne jemi njerëzisht të lidhur me rajonin. Megjithatë, ne jemi të detyruar të parandalojmë një valë tjetër,” theksoi ai. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com