728 x 90 Leaderboard

Austria: ndihmë ushtarake Ballkanit, në “luftë” me emigrantët

Ministri austriak i Mbrojtjes, Mario Kunashek tha se rajoni i Evropës Juglindore është i rëndësishëm për sigurinë e Bashkimit Evropian dhe kjo është arsyeja pse ka nevojë për angazhim, duke përfshirë edhe mundësinë e ndihmës ushtarake në menaxhimin e migracionit dhe kufijtë.

 “Vendet e Evropës Juglindore janë fqinjët tanë. Prandaj, është e nevojshme që të angazhohen për stabilitetin dhe sigurinë. Për shembull, ne mund t’ju ofrojmë ndihmë ushtarake në menaxhimin e emigracionit dhe të kufijve dhe”, ka thënë Kunashek në mbyllje të mbledhjes së ekspertëve për ndërtimin e të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Vienë.

“Vetë Bashkimi Evropian, në strategjinë për Ballkanin Perëndimor, i ka vendosur vetes një objektiv shumë ambicioz. Gjatë presidencës austriake të BE, intensivisht ne do të merremi me atë se si të forcojmë fqinjët tanë”, tha Kunashek. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

Related posts