Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Australi: Qeveria, 18 milion dollarë për të mbrojtur koalat

Qeveria australiane njoftoi se ka krijuar një fond prej 18 milion dollarësh për mbrojtjen e koalave në vend.

Ministrja e Mjedisit Sussan Ley tha se fondi u krijua për të rishikuar situatën dhe për të ndihmuar në ruajtjen e një specie endemike marsupiale të prekur nga zjarret e fundit shkatërruese në Australi.

“Fondi do të financojë kërkimin shkencor, kujdesin veterinar dhe restaurimin e habitateve kryesore të koalës, si dhe zbatimin e programeve të mbrojtjes nga zjarri,” tha Ley.

Ajo tha se është mjaft e qartë se koala është një nga speciet më të rrezikuara, por që shkencëtarët paralajmërojnë mungesë informacioni për gjendjen e saj.

Fondi gjithashtu do të financojë luftën kundër sëmundjes së klamidisë, e cila është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes së koalës.

Shumë koala në vit e pësojnë dhe nga përplasjet e makinave në rrugë, dhe fondi do të financojë gjithashtu një fushatë parandaluese për të rritur ndërgjegjësimin e drejtuesve në timon. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts