Australi: policia në kërkim të një krokodili të dyshuar për vrasje

Autoritetet në pjesën veriore të Australisë gjatë ditës së sotme janë në kërkim të një krokodili, i cili është i dyshuar për vrasjen e një gruaje të sëmurë psiqikisht, ka thënë policia.

Mbetjet trupore dhe rrobat e pacientes, Anne Cameron, janë gjetur dje së bashku me shkopin e saj për ecje, afër bregut të një lumi, dy ditë pasi gruaja 79-vjeçare ishte larguar nga një shtëpi e kujdesit për të moshuar në Port Daglas në shtetin Kuislend, ka thënë inspektori i policisë, Ed Lukin, raporton agjencia AP.

“Ne besojmë se një krokodil është i përfshirë në këtë ngjarje, duke pasur parasysh vendin e këtyre gjërave të gjetura dhe mbetjeve njerëzore”, tha Lukin.

Policët mbrëmë kanë vendosur kurtha për krokodilët dhe i kanë kontrolluar rrugët ujore të afërta me helikopterë dhe anije, gjatë ditës së sotme, tha ky inspektor.

Konsiderohet se krokodilët vrasës zakonisht kapen afër vendit të sulmit. /tesheshi.com/