728 x 90 Leaderboard

Atletiko e Madridit, një fituese e denjë e Ligës së Europës

Edhe pse Europa League vijon të jetë një veprimtari futbollistike e eklipsuar prej Champions League-s, trofeu i saj është i lakmuar nga shumë skuadra.

Atletiko e Madridit është fituesja më e fundit e Ligës së Europës, përmes një finaleje të interpretuar shkëlqyeshëm.

Griezmann e udhëhoqi Atletikon në fitoren 3-0 ndaj Olimpikut të Marsejës; dy prej golave mbajnë firmën e tij. Gabi do ta bënte më të thellë fitoren me golin e tij pak para mbarimit të lojës.

Kjo ishte fitorja e tretë e trofeut të Ligës së Europës nga Atletiko e Madridit në nëntë vite, ndërkohë që Marseja nuk ia doli që të bëhej ekipi i parë francez fitues i këtij aktiviteti.

Një rekord negativ për skuadrat franceze, që në finalet europiane i kanë humbur të pesë përplasjet me kundërshtarët spanjollë.

Sa për klubet spanjolle, me fitoren e Atletikos bëhet akoma më spikatëse një statistikë interesante: që nga fillimi i sezonit 2013-2014, ato i kanë fituar tetë nga nëntë trofetë e Champions League-s dhe Europa League-s të marra së bashku.

Fitorja e së mërkurës vjen për Atletikon pas dy finaleve të humbura në Champions League në sezonet e fundit. /tesheshi.com/

Related posts