728 x 90 Leaderboard

Assange padit qeverinë e Ekuadorit për shkelje të të drejtave të njeriut

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, që strehohet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ka ngritur një padi kundër autoriteteve ekuadoriane duke pretenduar se ka shkelur të drejtave të njeriut.

Ky informacion u konfirmua në një deklaratë nga Wikileaks, ku u tha se Assange, përmes avokatit Baltasar Garzon, ngriti një padi kundër qeverisë së Ekuadorit.

Avokati pretendon se qeveria e Ekuadorit kërcënoi Assange që të shfuqizojë vendimin për masat e mbrojtjes së tij, si dhe t’i japë fund lidhjes së tij me botën e jashtme. Avokati gjithashtu pretendon se Assange është ndaluar nga çdo kontakt me gazetarët dhe përfaqësuesit e organizatave të të drejtave të njeriut dhe se atij i është mohuar qasja në telefon dhe internet.

Në mesin e majit të këtij viti, qeveria e Ekuadorit hoqi masa të veçanta të sigurisë të marra nga themeluesi i Wikileaks, Assange dhe me urdhër të presidentit të vendit, Lenin Moren.

U tha pastaj se Ekuadori kaloi pesë milionë dollarë për masa shtesë të sigurisë për të mbrojtur Assange.

Australiani Assange, një programues, gazetar dhe aktivist, është kryeredaktor dhe themelues i WikiLeaks, një organizatë që boton informacione sekrete dhe dokumente konfidenciale nga burimet anonime të informatorëve.

Gjatë qëndrimit të tij në Suedi në tetor 2010, policia suedeze filloi të hetojë përfshirjen e tij në rastet e përdhunimit.

Kur autoritetet britanike miratuan ekstradimin e Assange në Suedi, ai gjeti strehim në Ambasadën e Ekuadorit në qershor 2012, ku amori azil diplomatik.

Ai pretendon se qeveria suedeze po e kërkon atë, sepse dëshiron ta ekstradojë atë në Shtetet e Bashkuara, ku ai do të gjykohet për tradhëti të lartë në lidhje me lirimin e informacionit konfidencial në WikiLeaks. /tesheshi.com/

Related posts