Asociacioni, qeveria e Kosovës i shpall idetë e serbëve si “të çmendura”

Qeveria “Haradinaj” i ka kualifikuar si “të çmendura” idetë e shprehura në procesverbalet e Ekipit Menaxhues që është duke e hartuar draftin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që njihet ndryshe edhe si “Zajednica”.

Zyrtarët kosovarë zotohen se synimet e serbëve nuk do të gjejnë vend në Statut dhe se çdo gjë do jetë konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Procesverbalet janë dorëzuar edhe në qeveri nga ana e Ekipit Menaxhues, i cili përbëhet nga Vinka Radosavljeviç, Dejan Radojkoviç, Igor Kalamar dhe Svetislav Durleviç. Në informatën për punën e bërë gjatë muajve qershor dhe korrik është treguar se përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë kërkuar që në Statut të përfshihen edhe kompetencat në pronë, në privatizim e në ekonomi, e edhe formulohen dispozita nëpërmjet të cilave garantohet arsimimi në kuadër të sistemit të Serbisë. Midis të tjerave, janë kërkuar edhe ndryshime kushtetuese për llogari të pajisjes së Asociacionit me kompetenca të mëdha ekzekutive” – shkruan Koha Ditore.

Në tërësinë e tyre, për Kosovën procesverbalet përmbajnë referencën “Kosovë e Metohi”, emërtim ky sipas Kushtetutës së Serbisë.

Avni Arifi, shef i ekipit që përfaqëson Kosovën në dialogun teknik me Serbinë, i ka thënë gazetës të jenë të papranueshme kërkesat e listuara në procesverbale. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts