ASAMBLEJA/ Rama kërkon paqe me opozitën, mesazh të tijve: që njerëzit të mos e durimin…

Nga Asambleja Socialiste, kreu i mazhorancës Edi Rama kërkoi paqe politike me opozitën, por siç tha ai, pa vënë në diskutim Reformën në Drejtësi.

“Patjetër që duam paqe politike për Shqipërinë që duhet të nisë me Shqipërinë dhe jo me karriget dhe duhet të bitiset për Shqipërinë. Dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë, kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe KE-së mbetet sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare e cila ka edhe një vend të lirë bosh që e pret në komision. Është e mirëpritur, madje ka edhe veto. Ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre, ata me molotov ne u japim edhe veton që të na vënë veton ne.

Ndërsa reforma në drejtësi as nuk negociohet dhe as nuk diskutohet, vetëm mbështetet. Nuk kam disponimin minimal për asnjë marrëveshje për të ndenjurat e politikanëve dhe për asnjë marrëveshje që rrezikon ose mund të rrezikojë të pengojë drejtësinë të merret me këdo që të jetë subjekt i drejtësisë qoftë djathtas, majtas, në këtë sallë apo kudo tjetër”, theksoi Rama.

Duke folur për 30 Qershorin, Rama tha se atë ditë u vendos një standart.

“Ne nuk është se fituam një betejë zgjedhore të radhës për bashkitë, por Shqipëria, qytetaria fitoi përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve, sepse Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, parti molotovësh, bojkot zgjedhjesh dhe as fronte armiqësore kundër të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur. Ata që guxuan dhe e ndërmorën këtë aventurë e pësuan jo vetëm për vete, por edhe për të gjithë ata që vijnë më pas”, theksoi shefi i mazhorancës.

Sa i përket zhvillimive të brendshme, Rama ftoi të tijtë që mos i detyrojnë njerëzit që të humbasin durimin.

“Energjitë që kemi investuar deri këtu nuk mjaftojnë më. Rendimenti ynë qeverisës nuk mjafton aspak pas 30 Qershorit dhe sidomos niveli i shërbimit të njerëzve, jo nuk mjafton, por nuk na nderon fare. Dhe duhet të na shqetësojë shumë fare të gjithëve. Këtë duhet ta kuptojmë thellësisht. Pasi nëse nuk e kuptojmë sa më parë, aq më shpejt njerëzit do të humbasin durimin me ne”, theksoi Rama në Asamble. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts