As e ngurtë, as e lëngshme, as e gaztë… urojini mirëseardhje gjendjes së re të materies!

E ngurtë, e lëngshme, e gaztë … a ka edhe diçka tjetër? Teksa shumica prej nesh mësojmë për vetëm tri gjendje të materies në shkollë, fizikantët kanë zbuluar disa varietete që mund të ekzistojnë në kushte ekstreme të temperaturës dhe presionit.

Tani, një ekip ka përdorur një lloj inteligjence artificiale për të konfirmuar ekzistencën e një gjendjeje të re të materies, një ku atomet e kaliumit shfaqin vetitë si të ngurta ashtu dhe të lëngshme në të njëjtën kohë.

“Do të ishte sikur mbajtja e një sfungjeri të mbushur me ujë që fillon të dalë jashtë, përveç se sfungjeri është bërë edhe nga uji”, thotë bashkëautori i studimit Andreas Hermann, një fizikant i Universitetit të Edinburgut.

Gjendja e pazakontë e kaliumit mund të ekzistojë në kushtet e gjetura nën mantelin e Tokës, por elementi zakonisht nuk gjendet në një formë të pastër dhe zakonisht lidhet me materiale të tjera. Simulime të ngjashme mund të ndihmojnë në studimin e sjelljeve të mineraleve të tjerë në mjedise të tilla ekstreme. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts