728 x 90 Leaderboard

Arsyetimi i çuditshëm i britanikes 105-vjeçare për jetëgjatësinë e saj: ç’duhet të themi për Nexhmije Hoxhën?

Brenda Osborne është një 105-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar. Ajo u ka mbijetuar dy Luftërave Botërore (e lindur në vitin 1913), Luftës së Ftohtë, BE-së dhe Brexit, dhe tani zbuloi sekretin e saj të jetëgjatësë: ka shmangur njerëzit!

Duke festuar ditëlindjen e 105-të, e cila u mbajt në azilin Haslandit, aty ku jeton, ajo tha:

“Shmangni njerëzit, thithni ajrin e pastër dhe bëni shumë aktivitet fizik”, tha ajo, duke shtuar se ishte e zhgënjyer që Mbretëresha Elizabeth nuk erdhi në ditëlindje.

“Kam marrë një letër nga ajo, por prisja që ajo të vinte”, shtoi kjo grua me karakter të veçantë, vetmitare, gërrnjare dhe krenare.

Familjarë të saj shtuan janë të sigurt se “pavarësia kokëfortësia e saj”, i kanë dhënë më shumë një shekull jetë. Në fakt, asnjë prej këtyre karakteristikave, nuk përbën kusht psiko-fizik për jetëgjatës. Është njësoj si të mendosh se idetë komuniste po e mbajnë ende në jetë Nexhmije Hoxhën. /tesheshi.com/

Related posts