728 x 90 Leaderboard

Arsyet teknike shtyjnë me një ditë një raund të ri bisedimesh për Sirinë në Astana

Sot pritej që në kryeqytetin e Kazakistanit të niste një raund i ri bisedimesh mbi konfliktin sirian. Diçka që nuk ka ndodhur, për shkak të një shtyrjeje njëditore të tyre.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kazakistanit i tha shkurt agjencisë së lajmeve AFP përmes linjës telefonike se negociatat qenë zhvendosur për më 16 shkurt për arsye teknike, por nuk pranoi të hidhte më dritë mbi shtyrjen e bisedimeve.

Bisedimet që përfshijnë Rusinë, Turqinë e Iranin do të përqendrohen në konsolidimin e armëpushimit në Siri, sipas asaj që deklaruan autoritetet kazake javën e shkuar.

Përfaqësuesit e kryengritësve sirianë hodhën dyshime të hënën mbi pjesëmarrjen e tyre në këto bisedime, të pakënaqur me dështimin e Rusisë për ta bërë regjimin sirian t’i përmbahet plotësisht armëpushimit.

Negociata të tjera, por të udhëhequra nga OKB-ja, janë në axhendë për të nisur javën e ardhshme, më 23 shkurt, në Gjenevë. /tesheshi.com/

Related posts