ARSYET/ Rënia e Omar el-Beshir, përgjigja për 8 pyetje mbi krizën sudaneze

Ditë më parë, ushtria sudaneze njoftoi se arriti të largojë nga pushteti presidentin Omar al-Beshir, një udhëheqës prej disa vitesh në krye të vendit afrikan. Mohammed Alamin dhe Michael Cohen, në një artikull të tyre publikuar nga Bloomberg, iu përgjigjën 8 pyetjeve duke u përpjekur për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur në Sudan.

Cila ishte shkaku i protestave?

Inflacioni dhe çmimet në rritje janë shkaqet kryesore, thonë autorët. Inflacioni në vitin 2018 arriti në 60% pas zhvlerësimit të përsëritur të monedhës vendase dhe pasi qeveria eliminoi shumë subvencione. Këto më pas detyruan qeverinë e Omar al-Beshir që të marrë një kredi nga FMN-ja. Mungesa e naftës dhe benzinës ka rritur pakënaqësinë e popullit, me problemin e gjerë të korrupsionit, paaftësisë dhe represionit kundër opozitës.

Kush do qeverisë pas Beshir dhe a do ketë sukses?

Kjo ende duhet të shihet. Gjeneralët ushtarakë që e rrëzuan Beshirin njoftuan se periudha tranzitore deri në një qeveri të re do zgjasë dy vite. Deri atëherë vendi do të menaxhohet nga një “këshill i përkohshëm”.

Pse bota është e interesuar për krizën sudaneze?

Heqja e Omar al-Beshir nga pushteti, vjen vetëm pasi ushtria algjeriane bëri të njëjtën gjë këto ditë, duke rrëzuar presidentin Abdelazez Bouteflika. Dhe këto zhvillime të gjithëve u sjellin në kujtesë protestat masive popullore të vitit 2011, të njohura si “Pranvera Arabe”, të cilat çuan në përmbysjen e diktatorëve në disa vende të Afrikës Veriore, ndryshe Magrebit. Autorët besojnë se është e mundur që Beshir t’i dorëzohet gjykatës në Hagë për t’u përgjigjur për krimet e luftës në Darfur.

Si erdhën gjërat kaq keq në Sudan?

Autorët kujtojnë se Sudani për gati dy dekada ka qenë në një luftë civile që përfundoi në vitin 2005 me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes, por që çoi në ndarjen e vendit. Sudani i sapokrijuar i Jugut fitoi pronësinë e tre të katërtave të vendburimeve të naftës në vend. Rënia e çmimit të naftës së papërpunuar më tej e dobësoi ekonominë sudaneze.

Me sa pasoja njerëzore qenë më protestat?

Trazirat të cilat ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar arritën përmasa të papara javë pas jave, derisa me mijëra protestues u mblodhën rreth selisë së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Khartum.
2600 njerëz u arrestuan gjatë protestave dhe dhjetëra u vranë.

Si reagoi qeveria?

Bashir akuzoi vendet e huaja dhe mercenarë se janë ato pas protestave dhe në fund të shkurtit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë prej një viti. Për të zbutur pakënaqësinë ai ofroi koncesione të caktuara, të tilla si rritjen e pagave për nëpunësit civilë.

Cilat janë pasojat ekonomike?

Disa marrëveshje tregtare mund të ndërpriten. Para krijimit të Sudanit të Jugut, Sudani ishte vendi i tretë për prodhimin e naftës në Afrikë, dhe sot prodhon 200,000 fuçi në ditë. Gjithashtu, të gjitha vajrat e prodhuara nga Sudani Jugor kalojnë nëpër territorin sudanez.

A do ta ndihmojnë dikush Sudanin?

Alamin dhe Cohen besojnë se vendet e Gjirit do mund ta ndihmojnë, për shkak se Sudani ka dhënë përkrahje të rëndësishme ushtarake për luftën në Jemen gjatë katër viteve të fundit. Avionët luftarakë sudanezë dhe mijëra ushtarë kanë marrë pjesë në luftë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts