728 x 90 Leaderboard

Arrestohet killeri i Selenicës, “hapi” 8 varre në pak minuta

I riu 24-vjeçar që morri 8 jetë njerëzish në pak minuta, Ridvan Zykaj, u arrestua orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrethinat e fshatit Resulaj, aty ku u shënua dhe ndoshta ngjarja më e rëndë ndër dekada në Shqipëri.

Atij iu gjet dhe arma e krimit që e shndërroi në një killer të frikshëm.

Operacioni për arrestimin e tij zgjati disa orë e në të u angazhuan shumë forca policore e të ndërhyrjes së shpejtë, për vetë rrezikshmërinë që bartte.

Me interes priten tashmë dëshmitë e tij në hetuesi, për të mësuar se për ç’arsye vrau 8 njerëz nga fisi i tij.

Në fillim u tha se ishte i sëmurë mendor, e më pas se mund të ketë qenë i dehur apo dhe i droguar. /tesheshi.com/

Related posts