Auto Dak
Auto Dak

Arrestohen në Romë 4 shqiptarë: ja si agjentët e antidrogës zbuluan rrjetin dhe magazinën e hashashit

Policia italiane e Romës ka kryer me sukses një operacion antidrogë duke  arrestuar 4 shqiptarë, të akuzuar si të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës, ndërsa mbi ta është ngritur akuza e trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni ka nisur pas informacioneve që policia kishte në lidhje me aktivitetin që kryenin 4 të rinjtë shqiptarë në një lokal në zonën Borghese, e njohur për trafikun e drogës.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 23 deri në 33 vjeç. Sipas raportimeve, ata shkonin në lokal dhe takoheshin me të rinj të tjerë, por veprimet e tyre dukshëm çuan policinë në përfundimin se shqiptarët shpërndanin drogë.

Kaq ka mjaftuar që agjentë të policisë të merrnin rolin e personave që kërkonin të blinin lëndë narkotike, duke arritur që të zbulonin edhe bazën se ku magazinohej dhe përgatitej droga.

Në dy apartamentet ku jetonin shqiptarët u gjetën dhe sekuestruan 322 kilogramë marijuana, si dhe një sasi të konsiderueshme parash. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts