Arrestohen 3 deputetë pas ngjarjeve në Kuvendin e Kosovës

Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar sot në ambientet e Kuvendit të së Kosovës, dhe jashtë tij, Policia e Kosovës thotë se gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë, ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e personave përgjegjës për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme.

Në vijim konfirmohet se janë shoqëruar gjashtë persona të dyshuar, tre prej tyre deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët dyshohen për kryerje te veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” (gazit lotsjellës).

Deputetët e arrestuar mësohet se janë Pal Lekaj i AAK, Besa Baftiu dhe Donika Kada- Bujupi nga Vetëvendosje. /tesheshi.com/