728 x 90 Leaderboard

Arrestimet, Basha akuzon prokurorinë. Rama: ja pse ke dhimbje koke

Kryedemoktrati Basha komentoi valën e arrestimeve të një dite më parë, duke e zhvlerësuar atë me argumentin e kapjes së thjeshtë ca “cironkave”

“Janë kapur peshq të vegjël që sërish do të lirohen, siç ka ndodhur më parë. Asgjë të re nuk kemi, por një tjetër përpjekje propagandistike me disa peshq të ngordhur. Vangjush Dako, peshku i madh duhet të arrestohet. Manipulimi i dosjes hetimore të Vangjush Dakos është ajo që ka ndodhur”, tha Basha, duke u pasuar nga reagimi i shefit të qeverisë.

“Shpif, shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet”, shkroi Rama. /tesheshi.com/

Related posts