Arratisja e 3 shqiptarëve nga burgu, prokuroria italiane ngre akuzat për zyrtarët e lartë

Prokurorët në Romë kanë ngritur aktakuzën për ish-drejtorit të burgut në Rebibbia, Mauro Mariani, për kreu e departamentit të kujdestarisë, Massimo Cardilli, dhe për disa zyrtarë të tjerë të policisë së burgut.

Ata janë të akuzuar për veprën penale të “neglizhencës dhe pakujdesisë në punë” dhe shkelje të tjera, ku më 27 tetor të vitit 2016, tre shqiptarë u janë arratisur nga burgu.

Shqiptarët e arratisur në atë kohë janë Tezan Basho, i dënuar me burgim të përjetshëm, Ilir Pere i dënuar me 25-vjet burg për vrasje në tentative dhe Mikel Hasanbelli, që do të përfundonte dënimin në 2020 për grabitje dhe prostitucion.

Ata mësohet se janë arratisur natën duke u hedhur nga muri i burgut. /tesheshi.com/