Arkivi shqiptar publikon një pergamenë të rishkruar, llogaritet i vetmi në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave zbulon një dokument të rëndësishëm, siç informon ATSH.

Dhe ëshët fjala për një dorëshkrim, siç saktësohet, Dosja 14, Fondi “Kodikët e Shqipërisë”, me 8 fletë palimpsesti, i konsideruar si vetmi, me sa dihet, sot në Shqipëri.

Palimspesti, që  nga greqishtja do të thotë “gërvisht/pastroj përsëri”, është pergamena e rishkruar apo e ricikluar. Kur një fletë apo një fragment dorëshkrimi në pergamenë bëhej i papërdorshëm, fletët e shkruara pastroheshin na shtresa ekzistuese e shkrimit përmes një procesi ende të diskutuar sot, dhe përdoreshin për t’u rishkrua përsëri.

Sipas asaj çfarë informon ATSH, Arkivi Qendror i Shtetit sqaron se nga shtresa e poshtme e shkrimit – scripta inferior – kuptohet se pergamena e ripërdorur daton në shek. X, kurse shtresa e sipërme – scripta posterior – daton në shek. XIII.

Dorëshkrimi, sipas gjasave, është prodhuar në zonën e Otrantos në Itali dhe para se të bëhej pjesë e koleksionit të dorëshkrimeve të AQSH-së ka qenë në pronësi të bibliotekës së Mitropolisë së Beratit në Shqipëri.

Tekstet përmbajnë jetë shenjtorësh dhe ligjërata të Etërve të Kishës. /tesheshi.com/

 

Related posts