ARKIV/ Kur dhe PD zgjodhi të ishte një Rilindje…

Rilindje quhet ndryshe qeverisja e Ramës, një fjalë-kredo me të cilën ai vetëfrymëzoi ardhjen në pushtet e më pas qeverisjen. Por Rilindje u quajt dhe gazeta e parë e PD-së. E, ndërsa zërat opozitarë anti-Rama, përfshirë dhe vetë PD-në, i kanë dhënë në ligjërimin e tyre një përmasë pezhorative Rilindjes së Ramës në funksion të zhvlerësimit, duhet kujtuar dhe se vetë PD e përdori Rilindjen si kredo të saj politike.

Por si zbërthehet kjo gjetje gjuhësore në kërkesën e paraqitur në gjykatë për themelimin e RD-së, aty ku janë firmat e Azem Hajdarit, Frok Cupit e Preç Zogajt?

“Titulli i përgjigjet nivelit të lartë të demokracisë që shënon vendi ynë në vendosjen e pluralizmit politik”, thuhet në dokument.

Më tej, aty mund të vihen re dhe të dhëna të tjera për RD-në ë dikurshme, siç ishte dhe tirazhi prej 50 mijë kopjesh si fillim, lloji i faqosjes, sa faqe, e në ç’ditë të javës do të dilte. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts