728 x 90 Leaderboard

Arkitektura islame: elementët e papërsëritshëm që studiohen edhe sot e kësaj dite

Arkitektura islame është një prej traditave më të vlerësuara në botë në ndërtim. E njohur për ngjyrat e saj të gjalla, motivet e pasura dhe siluetat simetrike, kjo qasje e dallueshme ka qenë popullore në botën muslimane që prej shekullit të shtatë.

Fasada e xhamisë Sheikh Lotfollah, kryevepër e arkitekturës iraniane, ndërtuar midis viteve 1602 –1619 gjatë dinastisë Safavid.

Ndërsa arkitektura islame përfshin disa stile në vended he kontinente të ndryshme, ka disa karakteristika që mbeten dominuese në të gjitha vendet. Njohja e këtyre elementëve – sikundër edhe të kuptuarit e prevalencës së tyre gjeografike, është çelësi për të shijuar stilin sensacional dhe domethënien e tij historike.

 

Çfarë është arkitektura islame?

Kjo lloj arkitekture gjendet në mnyrë mbizotëruese në dy kategori vendesh: në vendet me shumicë muslimane dhe në tokat e pushtuara nga muslimanët gjatë Mesjetës. Përveç shteteve arabe si Algjeria, Egjipti dhe Iraku – arkitektura Islamike po ashtu mbizotëron në rajonet europiane me rrënjë maure, përfshirë pjesë të Spanjës, Portugalisë, Italisë dhe Maltës.

Edhe pse shpesh shoqërizohet me xhamitë – qasja e kësaj arkitekture gjendet dukshëm edhe në ndërtime të tjera si zyra, pallate, ndërtesa publike e deri tek varret dhe fortesat. Pavarësisht nëse aplikohet në ndërtime fetare apo sekulariste, sidoqoftë, stili i shkëlqyer përcaktohet nga disa karakteristika të përbashkëta.

 

Minaret

Një minare është një strukturë në formë kulle-shtizë që ka dritare të vogla dhe shkallë të brendshme kërmill. Minaretë janë elementët më të hershëm të arkitekturës Islamike, dhe gjenden në pjesën më të madhe të xhamive. Funksioni primar i minareve është të lejojë muezinin të thërrasë besimtarët në falje nga një pikë e lartë.

Prej shekullit të 11-të, disa xhami janë pajisur me më shumë se një minaret, që tradicionalisht ka pasur kuptimin se xhamia ishte themeluar nga një sulltan.

 

Kubetë

Ashtu si lëvizje të tjera inovative arkitekturore – përfshirë edhe traditat bizantike dhe të Rilindjes Italiane – arkitektët islamë po ashtu inkorporojnë kupola apo kube në dizenjot e tyre.

Kubeja e Shkëmbit në malin Tempull në Jeruzalem.

Kubeja e Shkëmbit, vendit të shenjtë të shekullit të shtatë në Jeruzalem, është ndërtesa e parë Islamike që paraqet këtë element arkitekturor. Frymëzuar nga planet byzantine, ndërtesa tetëkëndëshe është e mbuluar nga kube e drunjtë që u vesh në ar, gjatë shekullit të 16-të. Në dallim nga pjesa më e madhe e kubeve islamike – që mbështeten mbi harqe – kubeja qëndron mbi një strukturë në formë daulleje të mbështetur mbi 16 kolona.

Strukturat në formë daulleje janë të atilla që kanë një bazë rrethore sipër së cilës ngrihet kupola në formë elipsi apo katrori apo edhe drejtëkëndëshi tjetër. Në arkitekturën islamike, këto struktura shpesh dekorohen me pllaka, një lloj dekoracioni i gdhendur.

 

Qemerët

Për shkak të kompozimit me gdhendje dhe zbukurimeve estetike, qemerët shpesh krahasohen me stalaktide apo me hoje bletësh. Përveç kubeve dhe strukturave të rrumbullakëta, ky zbukurim unik po ashtu kulmon në tavane monokromatikë e të gdhendur që krijojnë kontrast me pllakat e veshjes rrethuese.

 

Harqet

Një tjetër element që dallon në arkitekturën islamike janë harqet. Të dallueshme si në hyrjet e ndërtesave ashtu edhe në pjesën e brendshme të tyre, harqet islamike kategorizohen në katër stile kryesore: me majë, në formë S-je, në formë patkoi dhe shumë-fletëshe.

Harqet me majë u bënë një element i rëndësishëm i arkitekturës gotike.

 

Harqet në formë S-je janë të ngjashme me ato me majë. Sidooqftë, pjesa e sipërme është e përbërë nga dy linja në formë të S-së, që kulmojnë me një siluetë më të plotë.

 

Harqet në formën e patkoi lidhen me arkitekturën maure.

 

Edhe harqet me fletë, janë karakteristike për arkitekturën maure.

 

Detajet dekorative

Një element final i arkitekturës islamike është vëmendja ndaj detajeve decorative. Shpesh të rezervuara për mjediset e brendshme, kjo qasje nuk mungon edhe për çatitë e rregulluara në formë mozaikësh gjeometrikë, në punime kaleidoskopike me tulla apo gurë, dhe në zbukurime të shkëlqyera kaligrafike.

Pjesa e brendshme e Xhamisë Blu.

Së bashku me kubetë monumentale, qemerët që të lënë pa fjalë dhe harqet e dallueshëm, këto ndërtesa kapin vëmendjen e të gjithëve ndërsa ekspozojnë natyrën dhe praktikën e ndërtimeve islamike.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

 

Related posts