Arabia Saudite me vendim të ri: tregëti 24 orë dhe në kohën e lutjeve

Qeveria e Arabisë Saudite ka miratuar një rregullore të re, e cila lejon aktivitete komerciale për 24 orë në ditë, që do të thotë që dekreti mbi mbylljen e tregtisë në kohën e lutjeve hiqet.

Vendimi i qeverisë përcakton se aktivitetet tregtare mund të zhvillohen në 24 orë pa ndërprerje dhe ndërmerret në vazhdën e reformave të iniciuara nga Princi i Kurorës Bin Salman.

Dyqanet në Arabinë Saudite mbyllen nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit, si dhe në kohën e lutjeve. Nga kjo praktikë përjashtohen farmacitë, pikat e karburanteve, si dhe restorantet në rrugët kryesore jashtë qyteteve.

Ky vendim ka nxitur një debat të gjerë në rrjetet sociale. Ka prej atyre që kundërshtojnë fuqishëm heqjen e praktikave të mëparshme që janë unike në botë dhe të vendosura nga themeluesi i Arabisë Saudite, Mbreti Abdulaziz Al Saud.

Ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë si një vendim pozitiv për sigurimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e ekonomisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts