728 x 90 Leaderboard

Arabia Saudite: Gratë, prej sot në timon

Për herë të parë, gratë në Arabinë Saudite nisin sot drejtimin e automjetit prej tyre, një zhvillim i diktuar nga politika e ndryshimit ndërmarrë kohë më parë nga Princi i Kurorës Muhamed bin Selman, në kuadër të disa reformave në planin social.

“Ne jemi të gatshëm dhe do të ndryshojmë plotësisht jetën tonë”, tha 47-vjeçarja Samira al-Gamdi, një psikologe e Jeddah, një nga gratë e para në Arabinë Saudite që ka marrë një patentë shoferi.

Ndalimi i grave për drejtuar automjetin në Arabinë Saudite konsiderohej si ishte unik në botë, dhe për këtë Mbretëria për vite ka qenë në shënjestër të kritikëve nga jashtë, të cilët e krahasuan atë dhe me pushtetin taleban në Afganistan.

Dhe heqja e këtij ndalimi muaj më parë, u përshëndet nga aleatët perëndimorë të Saudisë si një trend i ri progresiv.

Prej muajsh, shumë gra në Mbretëri i janë nënshtruar kursit për marrjen e patentës. Dhe disa prej tyre thonë se ende përballen me pakënaqësinë e kushërinjve të tyre konservatorë. /tesheshi.com/

Related posts