Arabia Saudite dhuron 200 milionë dollarë për Jerusalemin: është në zemrat tona!

Mbreti Salman bin Abdul Aziz, tha se Arabia Saudite ka dhuruar një total prej 200 milion dollarësh për nevojat e agjencive që operojnë në Jerusalem.

Ky akt ndodhi në kuadër të Samitit të 29-të të Ligës Arabe ku  Mbreti Salman tha se 150 milionë dollarë u dhanë në Jerusalem si pasuri vakf, dhe 50 milionë të tjera iu dhanë agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNRWA, e cila operon aty.

“Palestina dhe populli i saj janë në zemrat e të gjithë arabëve dhe muslimanëve”, tha mbreti Salman, duke shtuar se samiti që mblodhi së bashku udhëheqësit e 16 vendeve arabe u quajt në mënyrë simbolike “Samitin e Jerusalemit”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts