Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Anulimi i një fluturimi: si Real Madrid shpëtoi “për fije” nga një tragjedi ajrore (pamje)

Real Madrid ka shpëtuar për mrekulli pa u zhbërë si ekip nga një tragjedi e mundshme ajore përgjatë fluturimit drejt Sociedad-it, ku do luante me Realin e atyshëm,

Pikërisht, kur lojtarët “mbretërore” po përgatiteshin të niseshin për një udhëtim 347 kilometra, u vu re një defect në aeroplan.

Mekanikët vunë re në kohë një mosfunksionim në sistemin hidraulik, kështu që fluturimi i planifikuar për në 11.30 të paradites mëngjesit u anulua.

Prandaj, ekipi i Realit u desh të ndryshonte planin e tyre të udhëtimit.

Falë mekanikëve dhe një kombinimi fatmadh rrethanash, thuhet se u parandalua një tragjedi.

Futbolli historikisht është goditur nga aksidente ajrore.

Më e fundit qe ajo ku u shua flutbollisti argjentinas Emiliano Sala, avioni i të cilit u rrëzua pasi gjatë fluturimit nga Nantes në Cardiff, ku ai do luante pas ikjes nga Franca.

Eshtë gjithashtu e dhimbshme të kujtohet tragjedia braziliane në të cilën u shua skuadra Chapecoense, ose ajo e viteve 1950, kur pothuajse e gjithë skuadra e Manchester United u vra në tragjedinë e madhe të Mynihut. /tesheshi.com/

Më poshtë janë pamjet e lojtarëe madrilenë, të cilët kthehen nga avioni pas konstatimit të defektit.

auto pjese dak

Related posts