Antikorrupsioni, a po nis operacioni “Sanader”?!

Një operacion i gjerë antikorrupsion i tipit “Sanader” pritet të nisë së shpejti në Shqipëri. Bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm zyrtarësh dhe politikanësh që do të përfundojnë në akuzë për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Një burim diplomatik i tha “tesheshi.com” se bëhet fjalë për një operacion të ngjashëm me atë Sanader në Kroacui ku përveç Kryeministrit u vunë nën akuzë dhe një numër mbi 200 zyrtarësh. Në këtë rast bëhet fjalë për një numër mbi 50 zyrtarësh që do të procedohen nga akuza dhe për këtë ka një shtytje të madhe ndërkombëtare për të thyer sekretin bankar për të gjetur paratë që mund të jenë depozituar në bankat e perëndimit.

Ditën e sotme, Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu u takua  me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave (ILDKPKI), Shkëlqim Ganaj. Në një deklatarë të ambasadës së SHBA theksohet se “Procesi i Deklarimit të Pasurive është një prej mjeteve më të fuqishme për të pikasur dhe parandaluar sjellje korruptive dhe penale tek zyrtarët publikë. Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë misionin e ILDKPKI dhe pret që kur ILDKPKI bën kallëzime penale, prokurorët dhe gjykatat t’i marrin këto kallëzime seriozisht, edhe nëse ato përfshijnë anëtarë të parlamentit, gjyqtarë, prokurorë, dhe të tjerë zyrtarë të lartë. Ky institucion ka një rol kyç për të luajtur në luftën kundër korrupsionit – një luftë që është thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë dhe zhvillimin e saj demokratik”.

(tesheshi,com)

auto pjese dak

Related posts