728 x 90 Leaderboard

Ankaraja nxjerr bllof Athinën: Mos bëj “trimin” në mediat greke

Qeveria turke ka përgënjeshtruar deklaratat e Athinës zyrtare, sipas të cilës kjo e fundit ka paralajmëruar Ankaranë për tensionet në ishujt e Detit Egje.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, jo vetëm që Athina nuk ka paralajmëruar askënd, por ka qenë një zyrtar i lartë turk i cili i ka kërkuar Greqisë të mos guxojë të bëjë manovra ushtarake pranë ishujve.

Zëdhënësi Hami Aksoy, në një deklaratë për televizionin publik turk theksoi se: “Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Greqisë më datën 13 shkurt në lidhje me ngjarjen e rrezikshme që u jetua në zonën e ishujve shkëmbor Kardak, pretendohet se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë ka ‘protestuar fuqishëm’ pranë nënsekretarisë së dikasterit tonë.

Fatkeqësisht pala greke me anë të këtyre deklaratave ka mashtruar opinionin e saj publik, edhe është duke i shtrembëruar të vërtetat ashtu si çdo herë.

Në të vërtetë, nënsekretari i dikasterit tonë i telefonoi Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë në lidhje me manovrat e rrezikshme të anijeve të rojeve bregdetare greke të bëra mbrëmë pranë ishujve shkëmbor Kardak që i takojnë vendit tonë.

Palës greke iu përcoll se veprimet armiqësore të forcave të armatosura të Greqisë në det dhe ajër janë duke vazhduar dhe se këto nuk do të tolerohen.

Përshkallëzimi i tensionimit nuk është në interes të të dyja vendeve dhe duhet të marrin fund sa më parë”, përfundon deklaratën reaguese, zëdhënësi i diplomacisë së Athinës.  /tesheshi.com/

 

Related posts