Auto Dak
Auto Dak

Anijet e shpëtimit injorojnë Salvinin: po mbrojmë dinjitetin njerëzor!

Duke kundërshtuar urdhrin nga autoritetet italiane, anija e shpëtimit të migrantëve e organizatës gjermane Sea-Watch ka vendosur të hyjë në ujërat italiane.

Anija holandeze e shpëtimit ishte bllokuar në det për dy javë me 42 emigrantë të shpëtuar në bord.

“Kam vendosur të hyj në portin e Lampedusës, e di se çfarë po rrezikoj, por 42 të shpëtuarit janë të rraskapitur dhe tani po i sjell në tokë, tha kapiteni i anijes.

“BE i ka lënë ata për 14 ditë në det, dhe kapiteni ynë nuk ka zgjedhje tjetër”, shtoi OJQ-ja që merret me shpëtimin e emigrantëve.

“Asnjë institucion evropian nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësinë dhe të ruaj dinjitetin njerëzor në Mesdhe. Kjo është arsyeja pse ne duhet të marrim përgjegjësinë vetë. Ne hymë në ujërat italiane pasi nuk kishim mundësi të tjera për të siguruar sigurinë e miqve tanë, të drejtat e të cilëve janë shkelur për një kohë të gjatë”, tha Johannes Bayer, kryetar i Sea-Watch.

“Garancia e të drejtave të njeriut nuk duhet të kushtëzohet me pasaportën apo negociatat me BE-në, ato duhet të jenë jetike”, vazhdoi Bayer.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini menjëherë shkroi në Facebook për të reaguar ndaj njoftimit.

“Ne do të përdorim çdo mjet ligjor për t’i dhënë fund kësaj situate të turpshme. Ligjet e një shteti duhet të respektohen”, tha Salvini.

“Një anije holandeze dhe një OJQ gjermane injorojnë ligjet italiane – kjo është shaka”, vazhdoi ai.

“Qeveritë holandeze dhe gjermane do të përgjigjen për të. U ngopëm me këto gjëra”, tha politikan i ekstremit të djathtë një video të drejtpërdrejtë.

Kapiteni i anijes ashtu si organizata tani pritet të ballafaqohen me akuza penale. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts