728 x 90 Leaderboard

Anglia, favorite për të organizuar Botërorin 2018 pas arrestimeve në FIFA

Anglia është njëra nga shtetet favorite për ta organizuar Kampionatin Botëror të vitit 2018, pas skandalit të korrupsionit në FIFA që është shoqëruar edhe me gjashtë arrestime të zyrtarëve nga shtëpia më e madhe e futbollit.

Kështu, Kampionatit Botëror për vitin 2018 i paraparë të mbahet në Rusi dhe ai në vitin 2022 në Katar është në rrezik të anulohet pasi mendohet se zyrtarët e FIFA-s.

Megjithatë, Valter de Gregorio zyrtar për informim brenda shtëpisë së FIFA-s, ka deklaruar përkundër arrestimeve të fundit, vendimi nuk kthehet prapa, duke aluduar se Kampionatet respektive do të organizohen aty ku ishte e paraparë në Rusi dhe Katar.

3Mirëpo, duke marrë parasysh bujën e madhe mediatike që është krijuar para këtyre arrestimeve mund të bënë që presioni i madh ti detyrojë zyrtarët e FIFA-s, që të ndryshojnë vendimin. Anglia me stadiumet e saj brilante është top favorite për ta organizuar Botërorin e vitit 2018 që është e paraparë të organizohet në Rusi.

Ndërkohë, në lojë kanë hyrë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që synojnë të përfitojnë nga ky skandal për të marrë përsipër organizimin e Botërorit të vitit 2022 të mbajtur në Katar. /tesheshi.com/

Related posts