728 x 90 Leaderboard

“Anës detit i palarë!” – ja ç`ndodh në një prej plazheve të bregdetit shqiptar

Nga Ahmet Zani

Ky është bregdeti i Gotullës në fshatin Adriatik të Kurbinit. Në një vijë bregdetare prej 6 km, dikur e pasur me rërë me përqindje të lartë jodi e cila ndikon në shëndetin e pushuesve, tashmë e shëndërruar në gjendje të mjerueshme.

10013904_604905239579943_1262101754_nNë tërë gjatësinë e rërës së këtij bregdeti do të të shoqërojnë mbetjet urbane të cilat i sjellin derdhjet e dy lumenjve: Ishëm dhe Drojë, duke sjellë papastërtitë që nga lumi i Lanës dhe i Zezës në Fushë Krujë, e që ndotin kështu tërë zonën përreth, gjë që nuk premton për zvillimin e turizmit dhe sjelljen e pushuesve në këtë bregdet të pasur.

Në këtë plazh ku dhe ne jemi fokusuar për të bërë të mundur sensibilizimin e nevojshëm shtetëror për këtë gjendje të mjerueshme, takojmë dhe disa peshkatarëve të cilët nuk i kanë braktisur profesionin e tyre, por shprehen se çdo ditë dhe më shumë janë të zhgënjyer nga kjo situatë dhe moskujdesja e strukturave për rehabilitimin e kësaj zone te virgjër që po e mbysim me dorën tonë.

377674_354744461262690_2110620799_n

Nëse do të vihet dorë në parandalimin e mbetjeve dhe sidomos të lumit të Ishmit ku mbetjet vijnë nga Tirana, atëherë kjo zonë do të rikthehet në identitet duke sjellë një mori turistësh, madje dhe nga jashtë kufinjve. Kjo zonë ka dhe një natyrë të mrekullueshme e shoqëruar nga ajri i pastër e një brez pyjor më një shumllojshmeri bimësh, por që ja që nuk bëjnë aspak dobi.

Edhe ata pak peshkatare të cilët janë në këtë profesion prej shumë vitesh, të thonë se kjo ndotje po largon dhe gjuetinë e peshkut, i njohur si ndër zonat më të preferuara te gjuetisë dhe cilësisë së peshkut, ndaj dhe ky biznes fitimprures gradualisht po zhduket vetëm nga mbeturinat urbane te ardhura nga Tirana dhe Fushë Kruja.

376792_354745304595939_250667241_nKëta gjuetarë të peshkut në zonën e bregdetit në Gotull,  nga vështirësitë e aktivitete të tyre janë quajtur  Robinson Kruzo. Nga fshati Adriatik dhe deri në barakat e ndërtuara pranë detit, udhëtimi i tyre bëhet me ndonjë mjet me goma të lidhura me zinxhirë prej baltës dhe llucës.. Sefer Zela mund të quhet shpikësi i  mënyrës së lëvizjes me automjetin me zinxhirë, dhe është i vetmi automjet që shërben për të ndihmuar dhe të tjerë peshkatrarë në zonën bregdetit të Adriatikut.

Veç peshkatarëve, është dhe  biologu u njohur, Dr. Prof. Idriz Haxhiu, i vetmi që viziton këtë bregdet për të studiuar gjallesat detare dhe biodiversitetin. Ai ka ngritur zërin për këtë gjendje mjerane që ka zhytur zonën e virgjër në Gotull. Këtu nuk ka asnjë prezencë shteti duke mos njohur zonën, por dhe ata që e njohin bëjnë sehir përpara kësaj situatë mjaft kritike.

Haxhiu në këtë zonë sjell në çdo vit studentë për të bërë studime në terren, duke i befasuar dhe ata me gjendjen. Dhe gjallesat detare po zhduken çdo ditë dhe më shumë, sikur këtu nuk funksionon një dikastër i Ministrisë së Mjedisit, pikërisht për situate si kjo.

558259_354744311262705_434463027_nNëse do të investohej në pastrimin e rërës, atëherë do të krijohej një zonë mjaft e preferuar për pushime në sezonin veror, gjë që do të zhvillonte më së shumti turizmin në Plazhin e Gotullës, por duke parandaluar dhe derdhjen e mbetjeve në lumin e Ishmit që ka shkaktuar një ndotje ekologjike dhe ka dëmtuar ekosistemin e tërë zonës së bregdetit të mrrekullueshëm të Adriatikut.

Një tjetër problem shfaqet dhe një pjesë të rrugës deri në bregdet, e cila është tërësisht në gjendje të mjerueshme. Ky aks prej 1.5 km, gjatë stinës së dimrit bëhet  i pakalueshëm, ndërsa peshkatarët, të vetmit që kanë aktivitetin e tyre, duhet ta përshkojnë këtë rrugë në këmbë ndërsa  edhe ura përbën rrezik pasi është e amortizuar.

Dhe në këtë sezon turistik, për ndonjërin që dikur ka preferuar të përzgjedhë këtë bregdet për të kaluar pushimet, duhet të mendojë për diku gjetkë. Gotullës, dikur të famshme, nuk po i ndryshon panorama e dhimbshme nga kjo katastrofe nga mbetjet urbane. /tesheshi.com/

 

Related posts