Ancelotti te Napoli për të përmbushur ëndrrën e një qyteti

Kur te Napoli kanë kuptuar se, me gjithë lojën tërheqëse, Maurizio Sarri, nuk do mund t’u sigurojë trofeun e shumëdëshiruar të Serisë A, i kanë dhënë duart, për t’ia dorëzuar ëndrrën një tjetër tekniku italian, Carlo Ancelotti-t.

Ky kthehet në futbollin italian pas nëntë vitesh, ndërsa ka drejtuar në Europë ekipe si Çelsi, Reali i Madridit, PSG-ja dhe Bajerni i Mynihut.

I suksesshëm në karrierën e tij, 58-vjeçari beson se mund të ketë sukses te Napoli dhe t’i mundësojë këtij ekipi ta fitojë kampionatin pas 28 vitesh.

Një njoftim në faqen elektronike të Ancelotti-t e përshkruan marrjen e detyrës te Napoli si një sfidë të bukur dhe emocionuese.

“Carlo Ancelotti ka zgjedhur. Pas shqyrtimit të shumë ofertave nga klubet europiane dhe aziatike, si dhe nga federata italiane, trajneri ka zgjedhur Napolin, një sfidë që është e bukur dhe emocionuese.”

Ancelotti ka nënshkruar për tre sezone, me synimin për ta kthyer Napolin në pozicionin më të lartë të Serisë A.

“Një objektiv që nuk është i lehtë, ndërsa Napoli e ka fituar Scudetto-n vetëm dy herë në 92 vite të ekzistencës, sido që ka pesë kupa të Italisë, dy superkupa italiane, dhe një kupë të UEFA-s,” lexohet në të njëjtën faqe.

Napoli e përfundoi sezonin në vend të dytë në Serinë A. Shumë pranë titullit gjer në javën e fundit, Napoli nuk mundi sërish t’i japë fund sundimit shtatëvjeçar të Juventusit. I takon tani Ancelotti-t të hapë një faqe të re në futbollin italian. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts