Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

ANALIZË/ Ja 8 arsyet e dështimit të negociatave të Greqisë me BE-në

Koha është para. Pikërisht! Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë zbrazen arkat e shtetit. të mërkurën, gjatë mbledhjes së Eurogrupit, teknikët dhe përfaqësuesit helenë janë treguar si zakonisht, tepër të prerë, dhe kjo ndoshta për faktin se qeveria po pregatitet për një sërë reformash, të cilat do të prezantohen të hënën e ardhshme, premtim ky i Alexis Tsipras ndaj Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Në përmbajtjen e kësaj liste janë skicuar një sërë hipotezash. Thuhet se shtresa e mesme e popullsisë, e cila ka votuar partinë Syriza, do të penalizohet nëse qeveria do të vendosë shiritin e lehtësimit tatimin në masën 12-15 mijë euro, për të rritur normën e mesme të të ardhurave deri në 50%.

Në këtë mënyrë, do të bëhet realitet profecia e ish kryeministrit, i cili ka thënë se me kreun e ri të qeverisë do të paguhen më shumë taksa.

Propozimet do të paraqiten në Eurogrup, i cili do të mblidhet javën e ardhshme, pas Pashkëve katolike.

Koha kalon në këtë mënyrë, në favor të Greqisë. Brenda 31 marsit shtetit helen do ti duhet të gjejë 1.7 miliardë euro, pasi nga ministria e Financave është thënë se në të kundërt, brenda 20 prillit, arka e shtetit do të jetë boshatisur.

Gjithsesi, për qeverinë greke nuk do të jetë i mjaftueshëm prezantimi i listës së reformave. Nga Brukseli bëjnë me dije se përpara se të “fusin në shtëpi” qeverinë, Tsipras duhet të nisë punën reformuese, e cila më pas do të pasqyrohet edhe në legjislacion.

Pavarësisht stabilizimit të raporteve mes Gjermanisë dhe Greqisë, Berlini vijon ti shikojë reformat me një sy skeptik. Nga ministri i Financave i Gjermanisë është paralajmëruar se në çdo rast, fleksibiliteti për Athinën, në lidhje me listën e reformave që ka të detyruara për të bërë, do të jetë fare i vogël dhe parashikon përmbushjen e detyrimit për të arritur objektivët financiarë specifikë.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë? Që do të bëhen ndërhyrje në sistemin e pensioneve dhe në TVSH.

Pra, të hënën e ardhshme, qeveria duhet të tregojë se është e gatshme për të kaluar nga teoria në praktikë. Syriza fitoi zgjedhjet duke paraqitur këtë manifest politik: heqjen e kursimit, reduktimin e borxhit publik dhe reformat që nuk kanë një karakter recesiv.

Përballë kreditorëve, Greqia ka bërë disa gabime:

1 – Polemika kundër disa vendeve kreditore (Gjermanisë dhe më pas Spanjës e Portugalisë) dhe nuk ka marrë parasysh instruksionet e Bankës Qendrore Europiane.

2 – Ka ngatërruar negociatat teknike me ato politike, të mbushura shpesh herë me nacionalizëm.

3 – Mendimi iluziv se do të krijohej një “ylber i vendeve të Europës së jugut”, i gatshëm për të mbrojtur kërkesat e Athinës.

4- qeveria e Tsipras, pavarësisht deklaratave, nuk kishte një “plan B” për ta paraqitur.

5- në vend që të përqendrohej në një plan të veçantë të reformave, ia la gjithçka rastësisë, duke shpresuar tek “bujaria” Europiane.

6- përdori mandatin e popullit për të arritur disa negociata që nuk dolën fitimprurëse.

7- faktori njerëzor: Yanis Varoufakis nuk ka pasur aspak raporte të mira me kolegët e tij.

8- Çdo hap i negociatave të qeverisë duhej studiuar me detaje.

Megjithatë, shumë shpejt do të vijë “momenti i së vërtetës”, ku Tsipras do të duhet të përballet me kreditorët dhe aleatët e jashtëm dhe të brendshëm. Analistët politikë kanë nisur të hamendësojnë skenarë të rinj të reformave që do të paraqiten në Parlament. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts