728 x 90 Leaderboard

ANALIZË/ Greqia midis falimentit dhe asfiksisë (së kritereve rigoroze financiare)

Përpjekjet e kryeministrit grek Alexander Tsipras u rrëzuan në samitin e fundit të BE-së në Bruksel javën e kaluar për të marrë një ndihmë financiare çka do ti jepte oksigjen gjendjes së saj të asfiksuar financiare, si rezultat i qëndrimit të kancelares gjermane Angela Merkel, fjala e së cilës është determinuese në përcaktimin e fatit të Greqisë.

Merkel i pati thënë homologut të saj grek në samitin e Brukselit që mos të presi asgjë nga evropianët në qoftë se qeveria e tij nuk i paraqet atyre një listë të qartë të reformave të reja ekonomike që do të ndërmarrëAthina zyrtare.

Kancelarja gjermane e shprehu këtë kërkesë në minjaturë të reduktuar në krahasim me atë çka zbuluan disa gazeta gjermane ku thuhej se shumë politikanë gjermanë ishin publikisht pro nxjerrjes së Athinës nga zona euro. Gazeta popullori Bild zbuloi se ministri gjerman i Financave Wolfgang Shable ka përgatitur madje një plan në rast të ngjarjes së këtij skenari.

Çështje e pashmangshme

Gazeta zbuloi se Hans-Peter Friedrich, Zëvendës Kryetar i bllokut parlamentar të Bashkimit qeveritar, një komponent i Partisë Demokristiane, të drejtuar nga Merkeltheksoi se “Dalja greqisë nga eurozona është e pashmangshme dhe se një fund dramatik është më i mirë se një dramëpa fund “.

Në kundërparti të këtyre qendrimeve, koalicioni qeverisë greke i përbërë nga parti të djathtae të të majta po përballet me presionetë mëdha ekonomike, që rrjedhin nga rençesioni vazhdueshëm ekonomik, si dhe nga mungesa e realizimit të të ardhurave tatimore me dy miliard euro që nga fillimi i këtij viti, si dhe angazhimin e Qeverisë së Tsipras për të paguar 3.7 miliard € nga borxhi i vendit deri në fund të prill të vitit të ardhshëm.

Ashtu siç tërhqjet e depozitave nga ana e qytetarëve greke janë rritur me 20 miliardë € nga bankat lokale që nga fillimi i këtij vitiduke sjellë rrezikun e një kolapsi të mundshëm të sistemit bankar në Greqi.

Ekstremizëm evropian

Njoftimi qeverisë greke për zbrazëti të thesarit dhe për ekspozimndaj rrezikut të mospagimit të borxheve dhe falimentit po has në vesh të shurdhër në Bashkimin Evropian dhe në ekzekutivin eKomisionit Evropian, të cilëtkanëshprehur indinjatën e vet për programin të qeverisë Tsipras me vlerë 200 milion €, me qëllim sigurimin e energjisë falas për të varfërit dhe atyre me të ardhura të kufizuara.

Institucionet europianekonsiderojnë se Athina me këtë program ka shkelur zotimet e bëra ndaj trojkës së kreditorëve, e përbërë nga Komisioni Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane, për të mos i akorduar asnjëfonde të ri në aspektet sociale. KështuBE-ja refuzon ti japë ndihmëGreqisë me vlerë 15 miliard euro, përveçse nëse kjo e fundit paraqet një listë me reformat e reja ekonomike.

Me përfundimin e paketës aktuale të shpëtimit financiar nëmuajin e ardhshëm Athina do ta gjejë veten përpara mundësisë së falimentimit ose përpara zbatimit të kritereve asfiksuese për të marrë një paketë ndihme të tretë.

Paketa e tretë

Pavarësisht sinjaleve të KancelaresMerkel për angazhimin që Greqiatë qendrojë në zonën e euros për arsye politike, nëpërmjet ofrimit të një ndihmë të tretë të paketës së Athinës, me kusht që Greqia të ofrojë reforma të reja dhe fillimin e zbatimit të tyre, mundsia e mbështetjes për këtë paketë në Berlin është në rënie. 128 deputetë nga parlamentit gjerman (Bundestagu) që i përkasin partisë në pushtet nuk tregojnë ndonjë mëshirë ndaj Greqisë.

Ofrimi një paketë ndihme të tretë për Athinëndo ti vejë në pozitë qeveritë e Spanjës, Portugalisë dhe Italisëpërpara presionit në rritje nga popujt e tyre të cilët kërkojnë shpjegim për vuajtjet e vazhdueshëm të masave të rrepta shtrënguese, në një kohë kur ‘’sprucohen’’ miliarda në Greqi, pavarësisht refuzimit të qeverisë së kësaj të fundit për të vazhduar politikat e kursimit.

Halid Shemti,

Raporteri ekonomik i Aljazeer-ës në Berlin, përshtati Enklid Pelari

Related posts