728 x 90 Leaderboard

ANALIZA: Pse java e ardhshme është vendimtare për Turqinë, NATO-n dhe BE-në

Edhe para zgjedhjeve presidenciale turke të mbajtura më 24 qershor, Erdogan ishte në pritje të trazirave në ekonominë e vendit, sepse problemet strukturore tashmë kanë demonstruar nevojën për masa të tjera, komentojnë mediat amerikane

Zhvlerësimi i monedhës vendase, rritja e inflacionit, normat e interesit, deficiti tregtar, deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe kreditë në valutë, kanë qenë vetëm disa nga shenjat e dukshme se problemet ekzistojnë.

Megjithatë, askush nuk priste situatën aktuale: lira turke ra kundrejt dollarit me rreth 40 për qind vetëm brenda dy muajve dhe zhvlerësimi vjetor është më shumë se 80 për qind.

Nëse një trend i tillë vazhdon, kjo mund të shkaktojë probleme të paparashikueshme për kompanitë dhe bankat turke.

Ky ndryshim i madh erdhi si rezultat i përkeqësimit të marrëdhënieve midis SHBA dhe Turqisë, pasi Shtetet e  Bashkuara i kërkojnë Ankarasë lirimin e pastorit Andrew Brunson, ndaluar që nga viti 2016 me akuzën për komplot.

Akuzat kundër tij lidhen me raportet që ai ka patur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe FETO-n.

Por kjo nuk është e gjitha. Blerja e sistemit rus S-400, si dhe marrëdhëniet e ngushta të Ankarasë me Moskën dhe Teheranin, kanë ngjallur një reagim nga ana e Shteteve të Bashkuara, ku si përgjigje Uashingtoni nuk pranon të ekstradojë në Turqi imamin Fetullah Gulen, e cila Ankaraja akuzon si ideues e frymëzues të grushtit të shtetit në korrik 2016.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë ngrirë shitjen e 100 avionëve luftarakë F-35 në Turqi, pavarësisht kontratës bashkëpunuese mes tyre që nga viti 2008.

Mosbesimi në të dy anët u shfaq dhe gjatë vizitës së një  delegacioni turk në Shtetet e Bashkuara, ku mungesa e suksesit në bisedime çoi drejt rënies akoma dhe më të madhe të lirës turke.

Paralel Trump njoftoi se do të rrisë tarifat për çelik dhe alumin nga Turqia.

Turqia beson se kjo do të rrezikojë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ka premtuar t’i përgjigjet kësaj mase të cilën ajo e konsideron në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Si të gjitha masat e marra kundër Turqisë, kjo do të marrë përgjigje”, tha Ministria e jashtme në një deklaratë.

Megjithatë, raportohet se ka njerëz që shpresojnë se gjërat do të përmirësohen në javën e ardhshme për të shmangur përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy palëve ose një rënie të mëtejshme në ekonominë turke.

Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm në NATO, me ushtrinë e dytë më të madhe, dhe do të ishte e rrezikshme nëse vendos të largohet. Ka gjithashtu 3.5 milion refugjatë nga Siria që jetojnë në këtë vend dhe sipas zyrtarëve evropianë ajo respekton marrëveshjen e BE-së për krizën e refugjatëve.

Javën e ardhshme do të jetë vendimtare për Turqinë, por e rëndësishme për NATO dhe BE…/tesheshi.com/

 

Related posts