728 x 90 Leaderboard

Analiza në “La Stampa”: nëse Macron hyn në dyluftim me Merkel

Udhërrëfyesi për bashkimin bankar të bllokut do të jetë në qendër të samitit të Këshillit Europian në fund të qershorit dhe do të profilizohet si moment nisjeje i rivlerësimit të BE-së që tashmë sheh në fushë dy protagonistë. Nga njëra anë është presidenti francez, mbështetës i përforcimit të eurozonës dhe një buxheti të përbashkët, e nga ana tjetër, kancelarja gjermane që pas koalicionit me social-demokratët dhe opozitën e re nga e djathta, kërkon më shumë transformimin e fondit të shpëtimit të shteteve në një fond europian, duke synuar krijimin e mekanizmave që mund të mbështesin në terma afatgjatë partnerët në vështirësi e nga ana tjetër të mbrojnë nga shfrytëzimi mirëqënien e gjermanëve.

Ka qasje të ndryshme sesi mund të shkojë qeverisja e përbashkët franko-gjermane e Bashkimit Europian. Ka analistë që besojnë se pas një viti nga muaji i mjaltit mes tyre, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel do të nisin të lëshojnë shkëndija nga fërkimet për çështje aktuale. Kështu, ndodhi pak ditë më parë në Aachen, kur kreu i Elizesë duke apeluar për një “eurozonë më të integruar me një buxhet të përshtatshëm”, i kërkoi Gjermanisë të “mos jetë e fiksuar pas surpluseve dhe bilancit tregtar për shkak se këto vijnë në kurriz të të tjerëve”.

Ose, është Gjermania në qendër të ç’ekuilibrimeve europiane që duhen korrektuar për të garantuar mirëqënie dhe zhvillim për të gjithë.

Merkel pranon që jemi duke shkuar drejt përballjeve e “debateve të vështira, që i detyrohen kulturave të ndryshme”, por është e bindur se rezultati do të jetë “përforcimi i eurozonës, që do ta bëjmë akoma edhe më konkurruese”. Edhe për këtë do të përforcohet edhe Eurogrupi, duke krijuar një version të mbiquajtur “Xhumbo”, në të cilin në krah të ministrave të Thesarit të eurozonës, të punojnë edhe ata të Ekonomisë.

Këto janë parakushtet e një përballjeje që është e destinuar të përfshijë të gjithë 27 vendet e bllokut dhe të intensifikohet në prag të zgjedhjeve europiane të majit 2019, duke e shndërruar BE-në në një laborator idesh, projektesh, nismash dhe institucionesh sesi duhet konsoliduar hapi i hedhur në vitin 1957 me Traktatet e Romës përballë sfidave të reja edhe më të frikshme që vijnë nga pakënaqësia e brendshme dhe nga konkurrenca e jashtme, proteksionizmi dhe teknologjitë e reja.

Mes pyetjeve të shumta që ngrihen nga kjo ndeshje për të ardhmen e Bashkimit Europian, nuk dihet ende se çfarë roli do të dojë të luajë Italia. Vend themelues dhe shtyllë e bllokut por shenjuar nga protesta të ngatërruara sociale që gjeneruan zgjedhjete  4 marsit, duke shpërblyer parttë kundër sistemit, Italia duket në mes të rrugës, e ç’mobilizuar nga një krizë që nuk prek vetëm organigramën e kabinetit të ardhshëm qeverisës, por edhe politikën që do të ndjekë në lidhje me Europën.

Po të dëgjosh eksponentë me ndikim të partitë fituese të zgjedhjeve të fundit, që zihen në lidhje me tema “të rrimë apo jo” në BE apo për referendumin e mundshëm për monedhën e përbashkët, me fraza të shkëputura nga axhenda europiane, duket se ata nuk janë përditësuar me debatin. Partnerët e tjerë po përshtaten për t’iu përgjigjur, thatë por konkretisht, shkëndijave që do të lindin midis Macron dhe Merkel. Për këtë arsye, është në të mirë të interesit kombëtar të vendit krijimi sa më shpejt i qeverisë, që të jetë në gjendje të bëhet protagoniste e këtyre momenteve të reja, delikate dhe bindëse, të ndërtimit të shtëpisë së përbashkët europiane.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts