Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Analiza, bankat greke do të përfundojnë tërësisht të shtetëzuara…nga Brukseli

Vetëm pse dyert e bankave në Greqi u hapën, askënd nuk e gënjen mendja se ato, bankat apo ekonomia greke janë pranë rimëkëmbjes.

Ka ende shumë kufizime për klientët që të tërheqin para kesh apo të lëvizin kapitalet e tyre.

Sasia e tërheqjes javore është 420 euro, ndërsa ka ndalesë në përdorimin e depozitave për pagesat e kësteve të huave më herët. Ndërkohë, bizneset përballen me vështirësi të mëdha për gjetjen e materialeve të para nga jashtë vendit për shkak se bankat nuk japin hua të reja dhe ka kufizime strikte për përdorimin e pagesave me jashtë.

Rëndësia simbolike që Banka Qendrore Europiane hapi sërish rubinetin për bankat greke u vu në dukje, mirëpo bëhet fjalë vetëm për një fraksion të situatës. BQE ka dhënë 900 milionë euro nga fondi i emergjencave për të mbajtur bankat gjallë, në kuptimin teknik të fjalës.

Nuk ka asnjë mundësi që bankat ta marrin veten, për muaj e vite me radhë. Me një fjalë, bankat dhe ekonomia greke është në repartin e terapisë intensive.

Sektori privat nuk do të investojë asnjë qindarkë në bankat greke për vite e dekada me radhë. Kështu, bankat greke do të shkojnë nga shtetëzimi i pjesshëm në shtetëzim të plotë, në të ardhmen e parashikueshme.

Sigurisht, në mënyrë paradoksale kjo do të jetë realizimi i një ëndrre për të majtën radikale të Syriza-s, edhe pse në praktikë, Cipras dhe kolegët e tij nuk do të mbeten të kënaqur që bankat greke të drejtohen nga Frankfurteri apo Brukseli, pronarët e Greqisë dhe bankave të saj përmes paketës së shpëtimit, e jo nga Athina. /tesheshi/

auto pjese dak

Related posts