Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Analisti i NATO-s: Rusia po nxit trazira kundër refugjatëve në Gjermani për të rrëzuar Angela Merkel

Rusia po përpiqet të rrëzojë Angela Merkelin duke zhvilluar një luftë informatash të dizenjuar për të trazuar zemërimin në Gjermani në lidhje me refugjatët, paralajmëron eksperti më i lartë i NATO-s për komunikimin strategjik.

Përpjekja për të provokuar largimin e udhëheqëses gjermane, e cila ka qenë një mbështetëse e fortë e sanksioneve kundër regjimit të Vladimir Putin, thuhet se është identifikuar nga analistët e NATO-s.

Jānis Sārts, drejtor i qendrës së Komunikimeve Strategjike të ekselencës në NATO, me seli në Riga të Letonisë, i tha gazetës “Observer” se Rusia ka një sërë precedentësh në nxitjen e forcave ekstremiste në Europë dhe se ai beson se tashmë ka prova që Rusia po bën agjitacion në Gjermani kundër Merkelit.

Drejtori në fjalë këmbëngul se mund të flasë vetëm si ekspert dhe jo si zëdhënës për NATO-n. Sārts thotë: “Rusia po vendos një rrjet që mund të kontrollohet. Mund ta përdorin atë si janë përpjekur ta bëjnë në Gjermani, të mbështetur nga droja prej refugjatëve, për të ndërprerë proceset politike me ndikime serioze.

Angela Merkel ka qenë një mbështetëse e fuqishme e sanksioneve të vazhdueshme ndaj Rusië –  nëse do të ishte thjesht një ndëshkim, kjo do ishte OK – por është një test nëse mund të rrisin zemërimin mbi problemet ekzistuese dhe të ndikojnë ndryshimet politike në Gjermani.

“Mendoj se ata po testojnë nëse munden – në një vend kaq të madh ku nuk ka shumë çështje të ndjeshme në kohë normale-  të krijojnë rrethana përmes ndikimit të tyre për një ndryshim të drejtuesve më të lartë. Ata po përdorin rusishtfolësit, median sociale, po përpiqen të shtojnë aty ku ka probleme. Po përdorin narrativën e së djathtës ekstreme dhe po e shfrytëzojnë atë”.

Sārts, i cili ka akses në përmbledhjet e të dhënave sekrete, shton: “Në terma të përgjithshëm, mund të gjurmosh financimet ruse për forcat ekstremiste në Europë. Si majtas ashtu edhe djathtas, për aq kohë sa ato janë ekstreme, janë të mira të hyjnë në projektin rus si të përdorshme në taktikat e tyre”.

Më shumë se 1 milion refugjatë –një pjesë e mirë nga Siria e shkatërruar prej luftës civile – kanë mbërritur në Gjermani vitin e kaluar, shumë prej tyre të tërhequr nga premtimi i Merkel se nuk do të vendoste kufizim në numrin e atyre që do të vendoseshin në vendin e saj.

Lëvizja e njerëzve ka nxitur frikën e rritjes së partisë populiste të krahut të djathtë, “Alternative für Deutschland”,  pasi të gjitha sondazhet e kohëve të fundit sugjerojnë se 81 për qind e qytetarëve gjermanë besojnë se Merkelit i ka dalë situata jashtë kontrollit. Ndjenjat e votuesve do të testohen për herë të parë nga kriza më 13 Mars, kur të mbahen zgjedhjet në 3 nga 16 rajonet gjermane , Sachsen-Anhalt, Rheinland-Pfalz dhe Baden-Württemberg.

Sārts, i cili përpara se të punonte për NATO-n, vitin e kaluar ishte punonjësi civil me rangun më të lartë në ministrinë  e Mbrojtjes së Letonisë, thotë se ndikimi i përpjekjeve të Rusisë për të nxitur pakënaqësi e trazira në Gjermani tashmë është zvogëluar për shkak se strategjia është zbuluar, por ai paralajmëroi se vendet e tjera po mbyllin njëri sy përballë propagandës së luftës së Putinit.

Ai tha: “E pamë në Gjermani. Mjeti më i mirë i keqinformimit është kur kundërshtari yt nuk ka dijeni. Kjo e bën keqinformimin më efektiv se kurrë. Do të thoja se janë një numër vendesh që nuk e kanë vënë re ende strategjinë ruse, ose kanë zgjedhur të mos e vënë re”. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts