Ambasadorja e BE: Jo votimit familjar, kemi të dhëna për të inkriminuar në lista, mos i votoni

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian bën thirrje për standard të zgjedhjeve vendore, larg presioneve dhe tentativës së blerjes së votave. Duke folur gjatë një takimit me të rinjtë në Shkodër,  ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin, i cilësoi një ofendim për qytetarët, blerjen e votës, presionet apo qoftë edhe ofrimin e vendeve të punës në këmbim të votës.

“Në këto zgjedhje ju keni diçka të vecantë, gara bëhet mes 2 femrave. Blerja e votës, presionet, ofrimi vendeve të punës, pra këto janë ofenduese për qytetarët. Një gjë tjetër që duam që të mos ndodhë është ajo votimit familjar.” u shpreh Vlahutin nga Shkodra

Po ashtu Vlahutin tha se nga ana e tij Brukseli do të monitorojë procesin zgjedhor, por se përgjegjësit për zgjedhjet do të jetë politika shqiptare. Dhe kjo siç nënvizoi ambasadorja për faktin e thjeshtë se në Shqipëri nuk qeveris BE por vetë qeveria shqiptare.

“Shqipërinë nuk e qeveris BE por qeveria. Përgjegjësia për zgjedhjet është tek organizuesit e zgjedhjeve dhe politika. Ne do ta monitorojmë me kujdes procesin.”tha ajo

Sa i përket të inkriminuarve, ambasadorja e BE-së nënvizoi se ka indicje që persona me të shkuar kriminale janë pjesë e listave. Dhe sipas Vlahutin, ende nuk ka një legjislacion të mirëfilltë që t’i ndalojë të kandidojnë. Ndaj e vetmja mënyrë mbetet që qytetarët të mos i votojnë në zgjedhje vendore.

“Për të inkriminuarit ka qenë një diskutim i gjatë. Ka pasur indicje që persona të inkriminuar janë pjesë e listave. Ende nuk ka legjislacion që mund të na tregojë se kush mund të kandidojë ose jo. Kjo është në dorë të votuesve të mos i zgjedhin.” nënvizoi në fjalën e saj ambasadorja e BE-së në vendin tonë

auto pjese dak

Related posts