Ambasadori britanik në Kosovë: Korrupsioni dhe nepotizmi, këto po ju shkatërrojnë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, deklaroi se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy problemet më serioze me të cilat po përballet ky vend.

“Dështimi i këtij projekti është edhe dështimi i Kosovës” tha O’Connell në konferencën për projektin e Ambasadës së Britanisë për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civile dhe institucione të pavarura, i cili theksoi se për dështimin e këtij projekti e bën ndikimet në punësime të cilat vazhdojnë të jenë të mëdha.

“Suksesi i këtij projekti është sukses i Kosovë, por edhe dështimi i tij është i Kosovës. As ne si ambasadë e as partnerët nuk marrim vendime, vendimet merren nga zyrtarët e Kosovës. Për fat të keq edhe sivjet kemi emërim të pozitave të pakualifikuara. Agjencioni kosovar për Verifikim të Pronave është shembull i tillë”, ka tëhnë O’Connell.

Shefi i zyrës britanike përmendi një rast që sipas të tij edhe pse është i kualifikuar nuk është përzgjedhur nga institucionet vendëse sepse nuk ka lidhje politike.

“Është rasti më konkret i Enis Berishës i cili deri më tani është vlerësuar më së mirë në shtatë procese madje në disa vende vlerësohet si kandidat me më shumë pikë, por asnjëherë nuk është emëruar në asnjë institucion. Një qasje e tillë po i shkatërron institucionet siç po është duke ndodhur me Postën. Ne nuk kemi heqë dorë nga Kosova sepse besojmë të qytetarët aktiv të cilët kërkojnë llogari për të përzgjedhurit e tyre. Besojmë se me profesionalizëm do përmirësohet qeverisja e saj. Pajtohem me kryetarin që Kosova duhet ta bëjë këtë punë vet, pajtohem me kryeministrin që thotë se konsolidimi i shtetit buron nga ne”, tha ambasadori O’Connell, ku prezent ishin kryeministri Haradinaj dhe kreu i Kuvendit Veseli.

Kryeministri Ramusha Haradinaj, partia e të cilit është kritikuar së fundmi për pastime në Postë tha se jemi me fat që ekspertizën shumë vjeçare britanike e kemi dhuratë dhe këtë duhet ta çmojmë por edhe nderojmë më punë të mirë dhe të ndershme.

“Jemi me fat që ekspertizën shumë vjeçare britanike e kemi dhuratë dhe këtë duhet ta çmojmë por edhe nderojmë më punë të mirë dhe të ndershme. Vetëm në këtë mënyrë ne e avancojmë edhe vetëdijen tonë dhe dashurinë ndaj atdheut, por edhe respektin për mikun e çmuar të Kosovës, Britaninë e Madhe”, kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Ramush

Haradinaj, në fjalën e tij gjatë konferencës së projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil dhe Institucionet e Pavarura.

Haradinaj sqaroi se deri më tani janë gjithsejtë 44 pozita të larta drejtuese të realizuara përmes partneritetit me Ambasadën Britanike për dy vitet e fundit dhe janë dakorduar edhe për pozita të cilat do të realizohen për periudhën e ardhshme.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli tha së situata nuk është e mirë tek punësimet dhe kjo është arsyeja pse qytetarët po ikin nga vendi.

“Situatën nuk e kemi shumë mirë tek emërimet, pasi që besimi i qytetarëve nuk është i duhur. Kur nuk po e kemi besimin e qytetarëve, kemi prirje që ata të largohen nga Kosova, e kjo nuk na duhet si Kosovë. Ky projekt ka qenë 3 vite, ka pasur disa rezultate. Por nëse flasim për besimin e qytetarëve, shihet se ka rënie të besimit të qytetarëve në ndërmarrje publike, por edhe në institucione. Duhet të jemi më të përgjegjshëm vet pasi ne mund ta fitojmë besimin e qytetarëve. Partia ime ka disa vite që është në pushtet, por duhet të ndalet kjo praktikë që të punësohen ata që janë të afërt me partinë. I ftoj mediat, shoqërinë civile që të raportojnë të gjitha rastet. Mbrojeni ligjin jepuni mundësi njerëzve të barabarta”, tha kryekuvendari Veseli.

Duhet theksuar se para një vit e gjysmë Qeveria e Kosovës dhe Ambasada britanike kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.

Së fundmi ambasada britanike dhe ajo amerikane reaguan për vendimin e Kuvendit për të zgjedhur Naser Shalën, drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. /tesheshi.com

auto pjese dak

Related posts