Ambasadori britanik në Kosovë: ja të gjithë viktimat e luftës…shqiptarë, serbë e të tjerë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell tha të mërkurën se krimet që ndodhën gjatë konfliktit të fundit në Kosovë nuk mund ta mohohen, por ajo është një e ardhme duhet të përballen me të vërtetën.

Dhe e vërteta është, tha ai në Prizren se në Kosovë gjatë konfliktit të dy dekada më parë pati krime në të cilat u vranë shqiptarë dhe serbë.

Konfliktet në Kosovë, tha O’Conell, lanë pas mbi 10.000 viktimat civile, nga të cilat 8,676 shqiptarë, 1,196 serbë, 265 romë, ashkali dhe egjiptianë, 86 boshnjakë, 2,128 ushtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 720 të Ushtrisë së Jugosllavisë e 364 anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ai gjithashtu kujtoi dhe mbi 1.600 njerëz të zhdukur.

Diplomati britanik rikujtoi dhe ngjarjet e vitit 2004, duke thënë se ajo ishte një periudhë e tmerrshme, kur kishat e dhe shtëpitë e serbëve të Kosovës u dogjën.

“Në qoftë se ne duam paqe dhe prosperitet, ne duhet të gjejmë guximin për të treguar të vërtetën”, tha O’Connell, duke shtuar se shoqëria në Kosovë duhet të gjejë forcën për t’u përballuar me dhimbje dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts