Ambasadori britanik i dorëzon Daçiç ftesën për Samitin e Londrës: Kosova është ftuar si shtet, s’ka ndryshim

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe i ka dorëzuar ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç ftesën për të marrë pjesë në Samitin Ballkanik të Londrës, duke i bëri të ditur njëhereësh se Kosova është ftuar si shtet dhe nuk do të ketë problem të tërheqjes së protokollit.

Daçiç, siç thekson B92, nuk e ka kundërshtuar por ka pranuar ftesën.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e MPJ-së serbe,

Keefe dorëzoi zyrtarisht ftesën nga sekretari i jashtëm britanik Boris Xhonson dhe ka kërkuar konfirmimin e pjesëmarrjes nga Beogradi zyrtar.

Samiti, i cili do të mbahet në Londër, 9-10 korrik, si pjesë e Procesit të Berlinit, u themelua si një iniciativë joformale nga kancelarja gjermane Angela Merkel në gusht 2014. /tesheshi.com/

Related posts