Ambasadori amerikan në Serbi, mesazh Prishtinës dhe Beogradit: t’i jepet fund konfliktit të viteve ’90

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha të mërkurën se ishte “koha për t’i dhënë fund” konflikteve të viteve ’90 dhe u bëri thirrje autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë që të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE sa më shpejt të jetë e mundur.

“Eshtë koha për t’i dhënë fund konflikteve të viteve 1990. Unë i bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rihapin sa më shpejt dialogun e diktuar nga BE dhe të përmbahen nga ndërmarrja e hapave që parandalojnë një marrëveshje”, shkroi Scott në llogarinë e tij në Tëitter.

Së bashku me këtë mesazh, ambasadori amerikan gjithashtu postoi dhe deklaratën e përbashkët të pesë forcave të NATO-s, të cilat nxisnin Serbinë dhe Kosovën që të zhbllokojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve dhe që të dalin me një dokument detyrues në interes të stabilitetit rajonal.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia po kërkojnë nga Prishtina që të heqë detyrimet doganore për mallrat nga Serbia, ndërsa nga Beogradi kërkojnë heqjen dorë nga fushata për t’u kërkuar vendeve të tjera që të tërheqin njohjen e Kosovës. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts