Ambasada maqedonase në Japoni hap ekspozitë për “Nënë Terezën”, nuk ia përmendin kombësinë shqiptare

Mu në ditën e Pavarësisë, apo siç njihet ndryshe në trojet shqiptare “Ditën e Flamurit”, ambasada e Maqedonisë në Japoni ka çelur një ekspozitë 10-ditore me titullin

“Nënë Tereza, shenjtorja nga Shkupi, shenjtorja e botës”. Ekspozita është hapur në Sophia University në Tokio.

Edhe pse shqiptare, asnjë shqiptar nuk ka qenë prezent si përfaqsues zyrtar nga Maqedonia, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës. Aty foli ambasadorja Adrijana Cvetkoviq, si dhe  drejtoresha e shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezës, Renata Kutera Zdravkovska.

Mbi të gjitha, askush prej tyre nuk përmendi faktin e kombësisë shqiptare të humanistes së njohur, si tregues i faktit se maqedonasit, të ndjerit bosh në histori, e kanë si prirje ta përvetësojnë figurën e saj, ngjashëm dhe me ca figura të antikitetit të cilat ia ka imponuar vetes në projektin “Shkupi 2014”

Ekspozita mbahet në Sophia University, ku Nënë Tereza ka pasur mundësi të mbajë ligjërata në tre raste, edhe atë në vitin 1981, 1982 dhe 1984. E përbëjnë 24 kolazhe me fotografi, që i japin tregim kronologjik jetës dhe misionit humanitar të Nënës Terezës. /tesheshi.com/