Amazon tërhiqet nga plani i një selie të re në Nju Jork

Gjigandi amerikan i shitjeve në internet – Amazon njoftoi tërheqjen e tij nga hapja e selisë së re në Nju Jork me 25.000 vende pune, pas kritikave të politikanëve vendas, ngurrues për këtë plan.

“Pas shumë reflektimesh, ne vendosëm të heqim dorë nga ndërtimi i një selie të re në Nju Jork”, tha Amazon në blogun e tij.

“Një numër i politikanëve vendas kanë thënë qartë se ata kundërshtojnë praninë tonë dhe nuk do të punojnë me ne për të ndërtuar marrëdhëniet që duam për të përmbushur këtë projekt”, shpjegoi ai.

Amazon, me seli në Seattle, njoftoi në nëntor se do të ndërtojë dy selinë e reja, një në Nju Jork (Queens) dhe një tjetër në periferi të Uashingtonit.

Por shumë prej figurave të shquara nga demokratët njujorkezë e kanë kritikuar planin për shkak te bllokimeve të trafikut e metrosë në atë zonë, nëpërmjet, si dhe mungesa e konsultimit publik gjatë negociatave me kryetarin dhe guvernatorin e Nju Jorkut. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts