Amazon largon librat që promovojnë “shërimin” e autizmit dhe lëvizjen anti-vaksinim

Amazon ka larguar nga faqja e saj e internetit librat që promovojnë “shërimin” e autizmit. Kjo kompani po përpiqet të kufizojë sasinë e keqinformimit që lidhet me autizmin dhe nocionin fals që ai shkaktohet nga vaksinat.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se nuk ka shërim për çrregullimet e autizmit, ka vetëm medikamente që mund të ndihmojnë që disa të funksionojnë më mirë. Ajo gjithashtu thotë se nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit.

Një zëdhënëse e Amazon.com konfirmoi se librat më nuk janë në dispozicion, por nuk iu përgjigjë asnjë pyetjeje shtesë.

Javën e shkuar, Facebook njoftoi se do të fshehë grupet që përhapin keqinformime rreth vaksinave që shkaktojnë autizmin. Gjithashtu është në plan refuzimi i reklamave të ngjashme.

Sipas OKB-së, rritja e lëvizjeve që janë kundër vaksinës kërcënon të zhbëjë punën që është bërë me dekada për të zbutur sëmundjet pasi më shumë se 89 vende raportuan raste të fruthit vitin 2018 krahasuar me vitin 2017.

“Kjo është një thirrje për zgjim. Ne kemi një vaksinë që është e sigurt, efektive dhe e lirë kundër një sëmundje shumë ngjitëse – një vaksinë që shpëtoi pothuajse një milion jetë çdo vit gjatë dy dekadave të fundit”, tha Henrietta Fore, drejtore ekzekutive e UNICEF.

Rigjallërimi i sëmundjes në disa vende ka qenë i lidhur me pretendimet e pabaza mjekësore që lidhnin vaksinën e fruthit me autizmin, të cilat janë shpërndarë pjesërisht në mediat sociale nga anëtarët e lëvizjes së ashtuquajtur “anti-vaksinë”.

OBSH muajin e kaluar renditi “vaksinën si hezitim (mosbesim)” midis dhjetë kërcënimeve më të mëdha shëndetësore globale për vitin 2019.

“Pothuajse të gjitha këto raste janë të parandalueshme dhe ende ka fëmijë të cilët po infektohen në vendet ku nuk ka thjesht justifikim,” tha Fore.

“Fruthi mund të jetë sëmundje, por shumë shpesh infeksioni i vërtetë është keqinformimi, mosbesimi dhe vetëkënaqësia”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts