Auto Dak
Auto Dak

I VETËVRARI/ “Amaneti” i Epstein, kush është ballkanasi që duhet t’i ekzekutojë testamentin e pasurisë

Jeffrey Epstein, miliarderi i akuzuar për afera të rënda seksuale dhe që u vetëvra pak ditë më parë në një burg në Manhattan, ka lënë testamentin e tij duke detajuar pasurinë prej 600 milion dollarë, raporton Fox Business.

Dhe, ndër ekzekutuesit e saj, ai ka zgjedhur një ballkanas; më saktë një kroat. Quhet Boris Nikoliç.

Por kush është Boris Nikoliç,i cili ka mbetur gojëhapur nga kjo përzgjedhje aspak e pritshme për të?

Në testament, Epstein ka emëruar fillimisht dy miqtë e tij, Richard Kahn dhe avokatin Darren Indyke, si ekzekutues të tij. E me pas ka përfshirë dhe Boris Nikoliçin si ekzekutues rezervë të testamentit, i cili do ta marrë përsipër atë vetëm nëse dy emrat e parë nuk e bëjnë ose nuk mund ta bëjnë këtë, raporton Index.hr.

Nikoliç, 49 vjeç, është një mjek me profesion që e fitoi gradën e tij mjekësore në Zagreb dhe më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku më vonë ndoqi studimet në Harvard. Në një kohë ai ishte dhe këshilltari kryesor i shkencës dhe teknologjisë i Bill Gates.

Nikoliç nuk e kishte idenë se ishte përfshirë në testamentin e Epsteinit dhe nuk e ka aspak e qartë se pse ai ishte në mesin e atyre që do të duhej të siguroheshin që testamenti ishte ekzekutuar. Zëdhënësi i tij i tha Fox Business se ai kurrë nuk ishte këshilluar për këtë çështje dhe nuk kishte qëllim të merrte pjesë në ekzekutimin e testamentit.

Nikoliç ka financuar disa kompani në fushën e gjenetikës dhe teknologjive të tjera shëndetësore, pasi u shkëput nga Bill Gates në vitin 2014, sipas Bloomberg. Si bashkëthemelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i firmës së investimeve për shëndet dhe shkencë – Biomatics Capital, Nikoliç sot ulet në bordin e drejtorëve të disa ndërmarrjeve aksionare.

Edhe pse Nikoliç mohon çdo lidhje biznesi me Epsteinin, biznesi i tij në disa segmente duket se mbivendoset me atë të Epsteinit. Të dy ishin klientë të JPMorgan Chase & Co, banka më e madhe amerikane, dhe lidhje të tjera të mundshme përmenden në operacionet e bankës, raporton Bloomberg.

Ekzekutuesit e vullnetit të Epsteinit do të marrë 250,000 dollarë dhe i vetmi trashëgimtar i mundshëm i parurisë është vëllai i tij, Marku. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts