KOMENTI/ Aludimi i një presidenti: Ndaj Haradinajt, një pabesi!

Njihen raportet e afërta të Metës dhe Haradinajt, e, në mesazhin që kreu i shtetit shqiptar ka përcjellë pas aktit të dorëheqjes së Ramushit si kryeministër i Kosovës, është vënë re kjo në superlativa, ku kreu i AAK-së, njëherësh ish-një prej komëndantëve të UÇK-së, cilësohet “Burrë Shteti” (me gërma të mëdha). Madje cilësohet dhe Hero (po me gërmë të madhe), duke qenë gjithsesi në jetë, e për më tepër aludohet prej tij se thirrja nga Specialja, për të cilën u dorëhoq, është një pabesi.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!”

Pabesi, por e kujt nga kush? Meta e thotë këtë ndërsa po jeton kohëra të një rebelimi ndaj ndërkombëtarëve lidhur me Reformën në Drejtësi. Të jetë dhe mesazhin për rastin e Haradinajt në këtë frymë?

Fjalët e piperta të presidentit vijojnë më tej kur thotë se: “nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pa cënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”.

Po pse mund të cenohet paqja dhe stabiliteti nga ky zhvillim?

Nuk është e vështirë të kuptohet në këtë rast që Meta e sheh thirrjen nga Specialja për Haradinajn, e më pas dorëheqjen e këtij të fundit për pasojë, si një komplot ndërkombëtar. /tesheshi.com/  

 

 

auto pjese dak

Related posts