Allah Allah! Këngë muslimano-krishtere për Krishtlindje, nis me La ilaha illAllah…

Më shumë nga pozita laike e jo fetare, dy të rinj të besimeve të ndryshme në Pakistan, muslimani Haider Ali Chao dhe e krishtera Michelle Sebastian, kanë realizuar një këngë për Krishtlindje, e cila dhe me kredon e njohur islame se “Zoti është Një” – “La ilaha illAllah”.

“Edhe pse ne jemi anëtarë të feve të ndryshme, kurrë nuk kanë pasur ndjenjën se jemi të ndryshëm”, thanë të rinjtë muzikantë, duke shpjeguar se pse kënga e tyre lidh dy kulturat.

“Nëse ne besojmë në Zot, besojmë në paqe dhe dashuri. Një Zot, një botë”, thuhet në këngë..

“Asnjë fe nuk nxit urrejtjen. Bibla dhe Kurani i Shenjtë na mëson për të qenë të drejtë, për ta dashur njëri-tjetrin dhe ky është mesazhi që ne duam të përcjellim me këngën tonë”, shpjegoi Haider Ali Chao. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts