Ali Ahmeti: Nuk kam pasur dijeni për aksionin policor në Kumanovë

Kryetari i BDI-së në Maqedoni z. Ali Ahmeti ka dhënë një intervistë për  emisionin “Opinion”. Biseda është fokusuar rreth situatës më të fundit në Maqedoni dhe asaj çfarë ndodhi në KUmanovë. Kreu i BDI thekson se nuk ka apsur dijeni për aksionin policor që ndërhyri në Kumanovë, dhe po ashtu nuk ka pasur dijeni se një njësi e armatosur do të hynte me armë në Maqedoni.   

 

Pyetje: Nuk besoj se kanë qenë ditë shumë të mira këto. Kanë qenë ditë të tensionuara ku ju keni qenë në qendër të vëmendjes, por edhe ne qendër të kritikave të opinionit publik shqiptarë, për atë që ka ndodhur në Kumanovë dhe në përgjithësi për atë që po ndodh në Maqedoni. A keni ju një ide se çfarë po ndodh realisht në Maqedoni?

Ahmeti:Brenda këtyre ditëve kanë vërshuar agjenci të tëra nga vende të botës, nga rajoni, dhe të njëjtat pyetje i bëjnë edhe ata. Se çfarë po ndodh vërtet  në Maqedoni dhe çfarë ka ndodhur vërtet në Kumanovë.

Pyetje:  Çfarë po ndodh në të vërtetë në Maqedoni?

Ahmeti :Në Maqedoni pas shpalosjes së përgjimeve, opozita ka shfrytëzuar të gjitha komunikimet që kanë bërë autoritet shtetërore mes vetes .

Pyetje: Për të cilat ju nuk duhet të ndiheni shumë mirë…..

Ahmeti :Ne jemi distancuar dhe nuk mendojmë dhe nuk ndajmë atë mendim, për ato vlerësime që kanë bërë partnerët tanë në komunikimet që ato kanë bërë në mes të vetes.  Por nuk do të thotë se edhe shqiptarë aty këtu nuk kanë zhvilluar biseda të tilla, që kanë mundur të ofendojnë palën tjetër. Por kjo është në përgjegjësi dhe ndërgjegjen e të gjithë atyre. Të cilët nëse i kanë mendime  dhe bindje të vërteta nuk me vjen mirë, por nëse janë biseda dhe kualifikime të rastit dhe emocionale atëherë do të shihen.

Pyetje:  Cila është Maqedonia e vërtetë, Maqedonia e bashkëjetesës etnike, apo ajo që del nga përgjimet telefonike?

Ahmeti :Maqedoninë të gjithë qytetarët e duan shtet stabël, të gjithë njerëzit e duan në zhvillim, të gjithë njerëzit e duan në paqe, të gjithë njerëzit e duan të përparuar dhe të begatuar. Po flas për vullnetin e shumicës, të anëtarësuar në NATO dhe të anëtarësuar në BE.

Pyetje:  Kanë qene objektivat tuaja në qeverisje dhe kanë dështuar?

Ahmeti: Nuk kanë dështuar…

Pyetje: Maqedonia nuk është në NATO ka ngecur në rrugën drejt BE….

Ahmeti:  Sigurisht nuk është në NATO,  por ne kemi bërë një sërë aktivitetesh për të bërë progres në drejtim të zgjidhjes se çështjes së emrit, e cila paraqitesh pengese për anëtarësimin në NATO. Unë vizitova të gjitha  kancelaritë e Europës të SHBA  dhe të gjithë kryeqytete në Europës  dhe në Rajon përfshirë Athinën dhe Sofien dhe shumë afër zgjidhjes së problemit, por ndodhën zhvillime të pa pritura në vendet e tjera . Ndodhën  ngjarjes në Ukrainë, ndodhën ngjarjet në Lindjen e Mesme  dhe Maqedonia, ra nga axhenda prioritare, por çështja e zgjidhjes së emrit nuk është hedhur poshtë , por ka aktivitete përsëri.

Pyetje:  Nga vete përgjimet dilte se edhe vete Gruevski është tallur me këtë axhendë?

Ahmeti :Ne e kemi patur shumë seriozisht çështjen e  zgjidhjes së emrit, Komuniteti Ndërkombëtarë ka qenë shumë serioz  dhe i angazhuar.

Pyetje: Ka qenë kryeministri që nuk e ka pasur seriozisht?

Ahmeti :Ka qene çështje bisedash, ka qenë çështje komunikimesh, mes autoritete vendore dhe komunitetit ndërkombëtarë , aktualisht vazhdon ky komunikim, por aktualisht nuk është më në krye të axhendës zgjidhja e çështjes së emrit. Aktualisht në krye të axhendës është sesi vendi të kthehet në stabilitet.

 Pyetje: Nëse një njësit i armatosur do të ishte identifikuar në një lagje maqedonase a do të kishte ndërhyrë policia siç ndërhyri në një lagje të banuar nga 20 mijë shqiptarë?

Ahmeti: Tani varet nga misioni, varet nga momenti, unë nuk mund ta paragjykoj se a do të ndërhynte me masa të njëjta, por kjo ka ndodhur.

Pyetje:  Çfarë ishin personat që luftuan në Kumanovë, i njihnit dhe a kishit dijeni për atë që po ndodhte?

Ahmeti :Unë asnjëherë nuk e kam mohuar se një pjesë prej tyre i kam njohur, kam komunikuar  jo drejt për së drejti, kanë komunikuar bashkëpunëtoret e mi. Na kanë paralajmëruar për një lloj veprimtarie. Ne jemi përpjekur që atyre tu shpjegojmë qëllimet…

Pyetje: Ishte grup i organizuar?

Ahmeti :Nuk kam informacion të konfirmuar, por ka pasur aktivitet dhe kontakte.

Pyetje: Cila ishte axhenda dhe çfarë kërkonin këta persona?

Ahmeti :Ato nuk e kanë publikuar dhe nuk e kanë shpalosur platformën dhe misionin e tyre. Porosia ka qenë jemi të pakënaqur me zhvillimet në Maqedoni. Shqiptarët torturohen, shqiptarët  janë në ferr, janë të okupuar dhe kështu me radhë. Ne jemi përpjekur të shpjegojmë gjendjen e vërtetë. Aktualitetin jo vetëm me ta, por me të gjithë bashkëluftëtarët me të gjithë bashkëveprimtarët.

Pyetje: Pse këta bashkëluftëtar ishin lënë jashtë vëmendjes suaj?

Ahmeti :Nuk kanë qenë të harruar, nuk kanë qenë të izoluar, ne kemi komunikuar në vazhdimësi, por është pamundësi të komunikosh me mijëra ushtarë, sepse ato janë në pozicione të ndryshme , në funksione të ndryshme, këtu dhe në Kosovë. Mirëpo mund të ketë edhe nga  ata që mund të kenë status ende të pa zgjidhur.

Pyetje: Ishte një miksim i shqiptarëve të Maqedonisë, shqiptarëve të Kosovës dhe një shqiptarë nga Shqipëria, kush i kishte bashkuar si grup, çfarë i bashkonte  këta persona?

Ahmeti :Sigurisht që  njohjet bëjnë të vetën, komunikimi bën të vetën dhe nuk është vështirë të njihen shqiptarët dhe të krijojnë miqësi dhe shoqëri, për atë edhe kemi luftuar ne që të mos ketë pengesa mes shqiptarëve.

Pyetje: Nuk behet fjalë për miqësi që kishte ardhur  për darkë apo për të pirë një shishe vere?

Ahmeti :Kjo mbetet të shpjegohet nga vetë njerëzit të cilët janë të arrestuar, kush ka qenë qëllimi i tyre. kush qëndron pas tyre. unë nuk dua të hyj në teori konspiracioni, sepse qarkullojnë lloj- lloj tezash në opinion.

Pyetje: Megjithatë ju keni një shpjegim tuajin cili është?

Ahmeti :Ne maksimalisht kemi bërë përpjekje të shpjegojmë filozofinë dhe politikat  tona që ato të mos futen në veprimtari pa krye.

Pyetje: Kush i ka kontaktuar këta persona?

Ahmeti: I ka kontaktuar shumë shokë, shumë bashkëpunëtor kam  dërguar për ti takuar.  Të fundit kam dërguar nënkryetarin e BDI Sadulla Duraku, i cili ka folur me njërin nga të arrestuar që është Sami Ukshini, ku ai e ka mohuar  një gjë të tillë dhe ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë takim.

Pyetje: Pra të gjithë këta persona  kontestonin situatën politike të shqiptarëve ne Maqedoni

Ahmeti :Për të argumentuar një veprimtari, sigurisht që duhet të vendosësh diçka  për ta arsyetuar veprimin, por unë nuk mendoj se arsyeja e vërtetë është gjendja e rëndë apo situata e rëndë politike në Maqedoni, sepse  po të ishte situata e tillë siç përshkruhet nga analistët, që nuk i njohin rrethanat  dhe realitetin në Maqedoni, do të ngriheshin vetë shqiptarët në Maqedoni  dhe do të protestonin  vetë shqiptarët në Maqedoni, apo do të rroknin vete armët shqiptarët  në Maqedoni dhe nuk është mirë, për shqiptarët, nuk është as për Kosovën as për Shqipërinë, sepse këto veprimtari janë në dëm të çështjes të shqiptarëve.

Pyetje: Kështu thonin edhe liderët e PDSH pas  vitit 2001. Thonin se ajo që po ndodh me UÇK në male është në dëm të çështjes shqiptare ?

Ahmeti : Në vitin 2001  ushtria kombëtare çlirimtare, ka patur tërësisht mbështetjen e shqiptarëve të Maqedonisë. Një përkrahje të tillë, mbase është rast i veçantë që të ketë një ushtri. I gjithë populli ka qenë më Ushtrinë Kombëtare. Unë  jam njeriu që kam takuar të gjitha autoritete kombëtare . Unë kam dalë me emër dhe mbiemër kush jam unë dhe cila është  platforma.

Pyetje:  Grupi mund ta publikonte platformën. Ziadin Sela një person i njohur politik në Maqedoni është  shprehur ne favor të tyre  duke thënë se ata që luftuan në Kumanovë, luftuan për të drejtat e shqiptarëve?

Ahmeti : Unë mendoj se nuk duhet të ngutemi me kualifikime, por të behën vlerësime reale, sepse po u ngutëm me kualifikime, mund ta dëmtojmë, zbardhjen e së vërtetës. Me rëndësi është për ne të zbardhet e vërteta. Kjo është mjaftë e  rëndësishme dhe jo të  ngutemi me kualifikime, tradhtar, patriot , terrorist. Le të dalë e vërteta le të komunikohet me të gjitha autoritete…

Pyetje: Kush ta zbardhë Gruevski, shefi i tij i shërbimit sekret, kush do ta zbardhë ……

Ahmeti :Ky nuk është problem që i takon vetëm Maqedonisë edhe Kosovës. Mendoj që  ka shqetësim më të madh që është me përmasa edhe rajonale.

Pyetje:  Pra ju keni besim tek ndërkombëtarët?

Ahmeti :Sigurisht që unë kam kërkuar që të përfshihen në këtë hetime dhe komuniteti ndërkombëtar.  Sesi do të jetë kjo përfshirje varet sesi do të bisedohet dhe do të negociohet. Nuk besoj se duhet anashkaluar.

Pyetje: A kishit ju dijeni që përfaqësues të këtij grupi ishin kontaktuar më parë në Prizren nga persona të cilët rezultojnë si njerëz të shërbimeve sekrete Maqedonase të lidhur me presidentin maqedonas?

Ahmeti: Mbetet të flasin të gjithë ata që janë përfolur në media, sepse unë  nuk jam kryetar apo drejtor i shërbimit sekret. Ato institucione të cilat janë përfolur ose të distancohet nga ajo që është përfolur, ose  ta pohojnë atë të vërtetë.

Pyetje: A janë takuar këta persona duke keqpërdoruar edhe emrin e shërbimit sekret shqiptarë?

Ahmeti : Unë mendoj se çdo shërbim, misionin në tij është të takojë njerëz, grupe të caktuara të lloj lloj veprimtarive.  Gati edhe të infiltrohet në veprimtarinë e grupeve  të ndryshme për interesa të shtetit.

Pyetje: A është kontaktuar në grup në informacionin tuaj nga shërbimi sekret Maqedonas dhe shqiptarë?

Ahmeti :Unë them atë që kam bërë unë dhe kam thënë unë. Unë botërisht e pranoj që unë kam komunikuar dhe kam dërguar njerëz bashkëpunëtorë të mi që të takohen me këta njerëz. Ato janë me dhjetëra e dhjetëra në Kosovë, me të cilët unë çdo ditë kam komunikuar  dhe komunikoj edhe sot me ata njerëz.  Ky është aktivitet që e bej unë dhe e  bej si lider i një partie.

Pyetje: A kishit informacion që ato ditë ata do të vepronin në brendësi të territorit të Maqedonisë?

Ahmeti :Unë po them përsëri se informacion të detajuar se si do veprojnë dhe ku nuk kam pasur, sepse kemi besuar ne komunikimin e fundit që ka pasur nënkryetari  ku është thënë se nuk ka një aktivitet të tillë dhe ato nuk do të veprojnë.

Pyetje: A janë këta persona të përdorur nga ju për vite me radhë….

Ahmeti :Ato nuk kanë marrë pjesë nëpër aktivitete elektorale, përjashto një vit, që mund të kenë qenë ,bashkëluftëtar  mund të kenë qenë gjatë fushatës 2-3 ditë si shokë. Absolutisht nuk ka pasur pagesa apo gjëra të tilla. Por unë nuk e mohoj se nuk kenë pirë kafe dhe nuk kanë ngrënë bukë në Tetove apo në Shkup, edhe këtu në selinë e BDI.

Pyetje: Kanë qenë edhe ne selinë e BDI?

Ahmeti :Sigurisht që kanë qenë.

Pyetje:  Si hyri ky grup në Maqedoni?

Ahmeti: Këta janë pikëpyetjet që  shtrohen dhe këto përgjigje mund ti japin vetëm ato që janë të arrestuar, se edhe për ne gjithçka është enigmatike dhe e dyshimtë, kush i futi, kush  i furnizoi dhe ku i dërgoi.

Pyetje:  A ishin këto në një listë që ju i keni eruar autoriteteve kosovare për ti mbajtur nën vëzhgim?

Ahmeti :Që unë kam bërë lista të tilla dhe dërgesa të tilla në Kosovë, kjo është plotësisht një  dezinformatë. Absolutisht nuk është e vërtetë.

Pyetje: Nuk keni negociuar me qeverinë kosovare për ti identifikuar këta persona?

Ahmeti :Unë as kam negociuar dhe as kam biseduar, por kam folur  si fenomet që përballemi me vështirësi nga më të ndryshmet. Si fenomet kam biseduar, por kam kërkuar  që personalitete të takohen. Që do të thotë drejtoritë e kufirit dhe të policisë së dy vendeve të takohet dhe të flasin për gjendjen që është në rajon.

Pyetje:  Kush e identifikoi këtë grup?

Ahmeti :Këtu ka shumë fjalë, informacioni që ne kemi është shumë i dyshimte  dhe enigmatik, sesi iku personi dhe arriti të shkojë deri në Malinë në një fshat, ku ishin të groposur armatime të mëdha dhe ai me pranga në duar u arratis dhe doli ne Kosovë.

Pyetje: Autoritete maqedonase a kishin dijeni për këtë grup dhe kush i denoncoi?

Ahmeti : Mirë është që të denoncohet mes të dy shteteve dhe le të thuhet e vërteta. Le të ketë një komunikim transparent mes dy shteteve.

Pyetje:  Nga ishte informacioni….

Ahmeti :Unë nuk e kam idenë, se kush i ka përpunuar informacionet, kush i ka grumbulluar.

Pyetje: Ka një informacion që ishte BDI që i ka denoncuar se ku ishte ky grup dhe kur mund të ndërhyhej?

Ahmeti : Këto mund të shfrytëzohen për qëllime politike nga grupe të ndryshme, BDI nuk është agjensi informative, por parti politike. Asgjë të vërtetë nuk ka nga ajo që thuhet.

Pyetje: Si e morët vesh informacionin?

Ahmeti :Edhe zogjtë mbi çati e kanë ditur se diçka po lëvizet  edhe qytetarët të thjeshtë, por askush nuk ka besuar se do të ndodhë kjo.

Pyetje:  Pra ishte një ngjarje e paralajmëruar?

Ahmeti :Mendoj  se shumica e kanë ditur që do të thotë se të lëvizin 50 njerëz në një lagje dhe të mos diktohet është në pamundësi.

Pyetje: Ju e dinit?

Ahmeti: Unë nuk kam pasur informacion të vërtetuar 100%, por që diçka po lëviz po.

Pyetje:  Kur e morët vesh se policia po ndërhynte në Kumanovë?

Ahmeti :E kam marrë vesh pasi ka filluar operacioni diku rreth orës  05:15 minuta të mëngjesit.

Pyetje: Kush ju informoi?

Ahmeti: Kam marrë telefonatat e parat prej shokëve të mi në Kumanovë.

Pyetje: Ju jeni partia më e madhe në Maqedoni, si shpjegohet që ministria e ndërhyn  dhe ju as nuk ju informojnë?

Ahmeti :Ne nuk kemi bërë një analizë të thellë.

Pyetje:  Kush e mbante përgjegjësinë për tën ndërhyrë në një lagje të banuar?

Ahmeti :Unë nuk jam sektor i policisë, por ne kemi shqiptarë që punojnë në ministrinë e brendshme që janë zyrtarë të lartë, oficera të lartë. Ata kanë përgjegjësi, por ata nuk mund të bëjnë një raport në parti se ne po përgatitemi për një veprimtari, sepse sigurisht nuk është në të mirë.

Pyetje: Kryeministri duhet t’ju njoftonte?

Ahmeti :Unë nuk e di nëse ka qene kryeministri Gruevski i njoftuar.

Pyetje: Gruevski  di gjithçka ndodh në Maqedoni dhe nukdi  që zhvendosen mijëra trupa në një lagje të qytetit?

Ahmeti :Unë nuk flas a ka ditur apo jo, edhe po ta kishte ditur sigurisht që a e ka parë të arsyeshme apo jo që ai të më tregojë para se të fillojë operacioni se pas operacionit e kotë ka qenë. Kjo mbetet për tu analizuar në të ardhmen. Çështja shtrohet se unë kam kërkuar institucionet të komunikojnë  dhe bashkëpunojnë mes vetes dhe kjo duhet  tregohet nga të dyja palët.

Pyetje:  A e keni pyetur ju kryeministrin dhe ministrin e brendshëm,se përse u qëllua  në një lagje të banuar?

Ahmeti: Edhe unë ju pyes juve, pse nuk u vra asnjë civil. Ja që ndodhi brenda qytetit dhe kjo më gëzon mua, se nuk u vra aanjë civil, se dëmi material që është shkaktuar ai do të riparohet, por ama të gjitha këto që i thoni ju, janë pjesë operative. Unë nuk e di ku u vërtiten këta njerëz, kush shkuan kush i solli edhe familjet e veta nuk i kane ditur.

Pyetje: A vlen jeta  e një qytetari shqiptarë njësoj sa ajo e një maqedonasi?

Ahmeti: Sigurisht që jeta është e barabartë për të gjithë njësoj për të gjithë.

Pyetje: Teorikisht po, por praktikisht?

Ahmeti: Sigurisht janë të barabartë për të jetuar.

Pyetje: Prandaj ministria e brendshme ndërhyn një lagje pa pyetur se mund të kishte viktima?Ahmeti :Vetë rasti që nuk ka civil të vrarë, tregon se aty situata është e përpunuar në fshehtësi për të dy palët. Është për tu analizuar. I gjithë ai armatim të përdoret dhe  tërheqja e popullatës civile të behët pa pasoja, sepse policia i ka tërhequr  popullatën civile. Aty ka pasur edhe shqiptarë në aksion dhe këtë e kam dëgjuar me veshtët e mi. Armatimi nuk e di nga ka ardhur.  Armatimi ka qenë nga më i sofistikuari. Këtu ka shumë enigma , këtu ka shumë teori konspiracioni për të cilat unë nuk dua të flas , sepse nuk i shërbëjnë momentit.

Pyetje: Kujt i shërbente një konflikt etnik?

Ahmeti :Kjo nuk do ti shërbente vetëm shqiptarëve.  Mund të kenë interes të gjithë por shqiptarë jo.

Pyetje: Kush mendohet   se ka qenë organizatori i këtyre?

Ahmeti :Për këtë arsye unë kam kërkuar që këtu të ketë përfshirje të komunitetit ndërkombëtar  për tu hetuar dhe ndriçuar e vërteta.

Pyetje: Pasi u rrethuan a u kontaktuan me ju këta persona?

Ahmeti; Po  rreth orës 10, pas pesë orësh, pasi ishin vrarë disa policë dhe me vjen sms e parë në telefon jam në vendngjarje  më tha, më pas më ra po i njëjti numër , mu drejtua kryetar as më pyeti dhe as me tregoi se kush ishte, më tha se jam në vendngjarje në Kumanovë. Unë mendova se ishte ndonjë shok i yni. Më tha se jam brenda po luftojmë, pro na hap rrugë se kemi gabuar, se kurrë se përsërisim më këtë gabim.  Ju them se me çfarë mund t’ju ndihmoj tani unë. Ai kërkonte me hap rrugë për në Kosovë. I them mbylle telefonin mendohem se një gjë të tillë është në pamundësi që unë ta bëj, por të komunikojmë  me ndërkombëtarët me OSBE dhe të shohim se çfarë mund të na ndihmojnë.

Pyetje:  Me kë komunikuat?

  1. Ahmeti : Pas 45 minutash kam thirrur bashkëpunëtorët e mi, jemi mbledhur në seli kemi thirrur edhe OSBE, kemi bërë një axhendë sesi mund të kalojmë këtë situatë. Përsëri me kanë telefonuar nga brenda  dhe më thotë na hapni rrugë se u dogjëm të gjallë këtu.  Unë i them se këtë punë nuk mund ta bëj, se dikush me u vra në besën time.

Pyetje:  Komunikuar ju me qeverinë?

Ahmeti: Bisedoj me zëvendës ministrin me stafin dhe ju them qe te shkojnë të takohen me ministrinë  punëve të brendshme dhe me  drejtorin e policisë dhe paraqisin kërkesën tonë se këta njerëz nuk duhen vrarë, por nëse  hyjmë në bisedime te shohim se çfarë mund të bëhet.

Pyetje:   Cila ishte përgjigja?

Ahmeti:Po pasi kane shkuar kanë biseduar dhe pas 2 orësh mu paraqit Nikolla Gruevski dhe më thotë se çfarë do të bëjmë me këtë gjendje. I them se nuk është mirë për vendin dhe shtetin tonë, të bashkëbisedojmë me këta njerëz dhe nëse ato pranojnë të dorëzohen do të jete mirë, por mirë është që njerëzit të mos vriten. Ai tha se ata nuk pranojnë të dorëzohen.  Fillimisht ata më kërkuan të hapet korridor për tu larguar  në Kosovë dhe këtë jua bëra të ditur në telefonatën e dytë,që këtë përgjegjësi të lartë nuk mund ta marr se mund ti vrasë dikush dhe unë nuk kërkova dorëzimin e  tyre. Kërkova që ata të vendosin vete. Ata kane kërkuar dorëzimin , atëherë kemi komunikimin me OSBE dhe ato vete kishin komunikuara me OSBE.

Pyetje:   Pse u dorëzuan në dy grupe?

Ahmeti: Ne menduam se u dorëzuan të gjithë. Pasi u kthyen nga institucioni njerëzit që ishin andej  kur na njoftojnë se nuk janë dorëzuar të gjithë, por vetëm 22 persona. Atëherë kemi tentuar të telefonojmë përsëri tek ai numër, por nuk kishte qasje si numër nuk hapej nga njëri. Pas një ore kam shkuar  vete dhe tregoi se është Muhamed Krasniqi  më tha jam i plagosur. Pyetjen që iu bë , pse nuk  dolët me grupin e parë, më tha se u frikësuan se mos i vrasin dhe tregoi se ishin edhe katër persona të tjerë brenda. Katër janë të vrarë na tha, një u vetë vra, na shpëtoni tha se u dogjëm të gjallë brenda.

Pyetje:   Cili u vetëvra?

Ahmeti :E tha emrin Arben me duket se e tha.

Pyetje:   Personat e vrare i njihnit personalisht?

Ahmeti:Prej te vrarëve që janë identifikuar deri më tani, kam njohur Mirsat Ndrecën dhe Beg Rizën që kanë qenë ushtarë.

Pyetje:  Grupi u dorëzua dhe sipas informacioneve është ushtruar dhunë, është e vërtetë?

Ahmeti: Sigurisht që edhe mund të këtë patur. Ne kemi kërkuar që të respektohet të drejtat mbi të drejtat e njeriut.  Ne shqetësimin e kemi patur se gjatë dorëzimit mund të qëllonin edhe është qëlluar dhe na informuan se duhet të ndriçohet ajo situatë. Se tre policët janë vrarë në dorëzimin e grupit të fundit.

Pyetje: Ky grup është grup të mashtruarish, janë aventurier, apo patriot?

Ahmeti:Mendoj se ka edhe të mashtruar, por sesi janë mashtruar këtë unë nuk mund ta vlerësoj.

Pyetje:   A janë patriot?

Ahmeti: Unë mund të flas për aq sa i kam njohur përpara. Nuk kanë qenë djem të këqinj,  por kam vite që nuk ka pasur komunikim.

Pyetje:   Gjesti i tyre a ishte patriotik?

Ahmeti:Mendoj se ato janë ngutur  dhe ata vete e pranuan se kanë bërë gabim.

Pyetje:   Thatë se duhet parë se kujt i leverdis, a mendoni s kjo situatë i leverdis Gruevskit?

Ahmeti:Çfarë nevoje pati tani Nikolla Gruevski që në gjithë këtë zallamahi  të bëjë edhe një rast të tillë.

Pyetje:   Për ta hequr vëmendjen nga ngjarjet politike dhe për ta çuar tek përplasjet etnike?

Ahmeti:Nuk dua të hyj dhe të flas për diçka që nuk kam argumente dhe mbase do të ishte mirë disa herë po insistoj mos janë vonuar pak dy shtete  Maqedonia dhe Kosova që të ulen dhe te bisedojnë .

Pyetje:  Pas ngjarjes a keni komunikuar me Gruevskin dhe cili ishte opinioni i tij?

Ahmeti: Nuk e kemi shtruar, sepse kemi patur probleme të tjera për vete faktin që nuk ka pasur të vrarë civil, kjo nuk e ka vendosur në krye te axhendës si çështje, por kemi kërkuar  të mblidhet mbledhja e qeverisë dhe te merren vendime për kompensimin e dëmeve materiale, të ndihmohen të gjithë banoret të cilët ju janë dëmtuar shtëpitë e tyre. Komisioni qeveritar të nesërmen ka dalë në terren dhe është duke bërë vlerësimin e situatës.

Pyetje:   Ju jeni në një lagje shqiptare dhe lideri i opozitës maqedonase u prit si hero?

Ahmeti:Unë nuk dua të përdor rastet tragjike për qëllime  politike. Ne kemi bërë përpjekjen e parë që qeveria të marrë një vendim për riparimin e shtëpive për tu dhënë ndihmën e parë familjeve atyre që nuk kane shtëpi, që ju janë dëmtuar tërësisht tu gjejmë shtëpi me qera dhe unë nuk kam shkuar të bëjë marketing.

Pyetje:   Ju thatë se si jeta  e nje shqiptari dhe një maqedonasi është e barabartë, si mudn të jetë e barabartë  kur ministria e brendshme thotë se për një ore mund ti shfarosim shqiptarët?

Ahmeti: Unë nuk dua të bëjë karshillëk me bashkëqytetarët e mi dhe as të flas për trimëri dhe ekzekutime dhe për luftime e ballafaqime. Mendoj se nuk është mirë që janë bërë biseda të tilla, a janë bërë në raste emocionale, apo në ndonjë rast që zonja është hidhëruar, por edhe zonja le e me dëgjojë. Në 2002 takohem me Cervenkovskin dhe bisedojmë hapur dhe në një moment ai më tha se ty maqedonasit kurrë nuk do ta harrojnë atë që ju ke bërë.  Pse i thashë? Sepse shqiptarë kërkonin barazi, ne nuk pranonim. Shqiptarë kërkonim shkollim ne i varëm, kërkonin flamur ne nuk jua dhamë, por i vramë dhe ne thonim jemi të fortë, dhe në 2001 kur u zgjuam në mëngjes ishte  luftë dhe të gjithë ne te fortët hymë nëpër bodrume.  Neve na ke thye krrenarinë.  Nuk duhet të hyjmë në gare qytetarët e Maqedonisë dhe ne shqiptarët e  maqedonas kush është më i forte sepse, kjo nuk na çon në rrugë të drejtë. Ne duhet të pranojmë marrëveshjen e Ohrit.  Marrëveshja e Ohrit përfundimisht ka rregulluar statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në Maqedoni. Ai flamur  më thuaj një vend tjetër të botës që është legal, legjitim dhe kryetari i komunës se Tetovës dënohet me 5 mijë euro gjobë nëse nuk e ka para komunës flamurin.  Shtylla kryesore  kombit është simboli kombëtar dhe arsimi. Universiteti i Tetoves sot ka mbi 20 mijë student është i akredituar.

Pyetje:  Po por gati 40% e taksave te Maqedonisë  i paguajnë shqiptarët dhe marrin mbrapsht 18% të investimeve?

Ahmeti:Unë nuk jam këtu për të gënjyer shqiptarët. Ai buxhet ndahet në proporcion,  Unë nuk mund ta ndaj buxhetit me përqindje sa janë këtu apo atje. Shkupi  si mundnta ndahet buxheti për Shkupin dhe Tetovë apo në Gostivar. Ne na intereson zhvillimi i barabartë. Ma intereson të instalojmë standarde të barabarta për të gjithë.

Pyetje:   Si mund të qëndronin në një qeveri me Gruevskin?

Ahmeti: BDI ka bërë të gjitha analizat, ka bërë të gjitha varietete. Në radhë të parë është vendosur interesi i shqiptarëve. Sepse më të dobishëm jemi te menaxhojmë në institucione. Më të dobishëm jemi të vendosim axhendë për zgjidhje të problemeve BDI nuk ka vënë interesin personal. 

Pyetje:   Menaxhoni apo jeni fasadë?

Ahmeti:Aty teatër nuk është dhe unë nuk bëj teatër. Shqiptarët janë të rëndësishëm në këtë vend dhe  po dolëm dhe braktisëm ne qeverinë, në këtë vend instalohet krizë e thelle  dhe nuk jemi për të shkaktuar krizë, por jemi për të zgjidhur krizën. Ky është interes i shqiptarëve.

Pyetje:   A i përfaqësoni ju interesat e shqiptarëve?

Ahmeti:Po të hyj dhe të bëjë propagandë se ne jemi  më trimat. BDI nga 2002 deri ne 2015 ka rritje. Unë në zgjedhjet e fundit kam pasur përkrahen me të madhe sesa në 2002. Që do të thotë nga 120 mijë shkoi në 153 mijë  votues dhe ky është vlerësimi që bëjnë  qytetarët. Puna jonë është vlerësuar.

Pyetje:   Deputetja juaj Ermira Mehmeti thoshte ne kemi dështuar ?

Ahmeti:Ato janë qëndrime personale dhe është e drejta e gjithkujt ti shprehet.

Pyetje:   A ka dështuar Gruevski?

Ahmeti:Unë nuk flas për qeverinë e Gruevskit, unë fals për arritjet e shqiptarëve. Flas për  ato punë, që do të bëjmë ne. Ne jemi ulur në tavolinë katër parti politike ka filluar një dialog. Ne pikat i kemi shtruar për zgjidhje dhe kemi rënë dakord që derisa të merremi vesh të gjithë nuk do ti bëjmë publike

Pyetje:   A jeni marrë vesh dhe me Mendu Thaçin?

Ahmeti: Ne komunikojmë me z. Thaçi,  dhe z. Thaçi do ti shqyrtojë ti shohë pikat e axhendës dhe ai mund të bëjë agjende të bëhemi bashkë.

Pyetje:   Popullata ishte dje ne proteste dhe përfaqësuesit tuaj nuk ishin?

Ahmeti: Tani nuk dua të hyj se kush është shqiptari më i mirë apo maqedonasi më i mirë. Në Maqedoni dy komunitete janë organizuar mbi baza etnike,  që do të thotë te shqiptarë ka dy parti më të mëdha parlamentare,  po kështu edhe maqedonasit, që do të thotë shqiptarë votojnë për partitë shqiptare, maqedonasit për ato maqedonase.  Është qëllim  në decenien që vjen të piqen kushte rrethana të krijohen që të organizohet mbi bazë ideologjike partitë politike. Largë jemi akoma si problem e kemi shtruar edhe me partitë maqedonase. Por jemi larg.

Pyetje:    A jeni penduar qe nuk e ndatë Maqedoninë?

Ahmeti: Jo që nuk jam penduar po asnjëherë nuk më shkon mendja se ky vend duhet të ndahet. Nuk ke si e ndan. Është në dëm  të shqiptarëve çdo tendencë për ndarjen e këtij shteti, sepse nuk ke vija demarkacioni, popullatën e ke të përzier. Se kemi pranuara që në 2001 se ishte  në dëm të shqiptarëve dhe të maqedonasve. Maqedonia ka ardhmëri me dy popuj të  barabartë. Ka iniciativa të mëdha dhe jam befasuar që në universitete  regjistrohen maqedonas për të studiuar  edhe ne shqip.  Dhe ma shpjeguan se për here te parë në historinë e Kumanovës, maqedonasit kanë strehuar  qytetarët shqiptarë që ikën nga ajo zonë e luftimeve. Gabimet dhe kokat tym e flakë janë tek politikanë. Populli duan të jetojnë në paqe stabilitet e siguria duan zhvillim.  

Pyetje:   Çfarë biseduat ne një takim me Mendu Thaçin e cila u mësua nga një foto?

Ahmeti:Kemi biseduar rreth axhendës. 

Pyetje:   Si janë marrëdhëniet?

Ahmeti:Komunikim mes dy partive.

Pyetje:   Çfare keni biseduar me kryeministrin Rama dhe kryetarin e kuvendit Meta?

Ahmeti: Të them të vërtetën unë vendimin për të shkuar në Pogradec e kam marrë diku rreth orës 9 të darkës, sepse kisha një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur këtu, mirëpo mendova se  duhet të shkoj. Më ftoi z. Rama përmes shefit të kabinetit dhe në orën 9 ju kthejmë një përgjigje që vijmë nesër ne 12-30. Nuk pati një axhende, por e prisja për  zhvillimet në Kumanovë. Kur kam zbritur aty kam parë z. Thaçi me z. Rama  në tavolinë dhe mendova se e ka thirr edhe z. Thaçi.  Me të shkuar aty jam përshëndetur me të dhe z. Thaçi ka ikur dhe unë se kuptoja dot  sesi është situata.

Pyetje:   Ju kishte thirru të gjithë liderëve shqiptare te Maqedonisë ?

Ahmeti:Unë nuk dija gjë  dhe kur kthehem shikoj se u ulën tre  kryetarët e partive më të vogla, ndërsa Thaçi u largua në shenjë proteste. Nuk kisha për asgjë dijeni.  Dhe u kërkua nga unë që të pranoj një komunikatë se do ti  therrasë partitë politike në Maqedoni që të bashkërendojnë në aktivitete. Ju thash se këtë pune nuk mundem ta bëj. Sepse kam halle telashe të tjera dhe ti shtoj vetes edhe një aktivitet tjetër, axhenda  nuk ma mundëson ta bëj një gjë të tillë.

Pyetje:   Kjo ishte kërkuar nga ndërkombëtarët apo ishte thjeshtë një nisëm e Shqipërisë?

Ahmeti:Nëse kërkohet nga  ndërkombëtarët ma thonë këtu,  unë kam një komunikim të përhershëm.

Pyetje:   Ju dha argument Rama dhe Meta pse e kërkonin këtë?

Ahmeti:I duam për këto situata të gjithë te jeni bashkë të komunikoni  bashkë. Ju thash se  në rregull  ne jemi dakord, por më lini hapësirë që unë të shkoj të bisedoje dhe me partinë time  dhe kështu përfundoi kjo pune.

Pyetje:   Pra ishte një takim i dështuar?

Ahmeti: Thjeshtë i dështuar për mua.

Pyetje:   U la një axhende për ritakim?

Ahmeti: Jo, jo asgjë.

Pyetje:   Cili ka qenë roli i Shqipërisë në ngjarjet e Kumanovës, kishte një shqiptarë në këtë grup?

Ahmeti:Unë nuk di asgjë se kush është ky persona dhe biografia e këtij njeriu dhe nuk kam dëgjuar deri tani.

Pyetje:   Ka qenë luftëtar?

Ahmeti:Këtu tek ne jo.

Pyetje:    Po  shërbimet sekrete shqiptare janë përfshirë ne negociata për të zbutur  këtë grup?

Ahmeti:Unë nuk e di sa kanë qenë të përfshirë, por mendoj se kanë qenë të interesuar  që të mos ketë ndodhi dhe zhvillime problematike.

Pyetje:   A keni qene ne dijeni të përgjimeve?

Ahmeti: Unë nuk kam patur njohuri për përgjimet , njëherësh nuk jam naiv se çdo shtet ka përgjime. Pse them se nuk jam naive dhe te besoj se nuk do të përgjohem përsëri. Megjithëse e di që përgjohesh përsëri flet.  Unë kam deklaruar se zëri im është i vërtete dhe e kam pohuar të vertetën. Këto përgjime janë publikuar katër vitet e fundit.  Unë në partneritet dhe në koalicion  nuk kam hyrë a do të përgjohemi apo jo, unë kam hyrë më platforma  politike dhe ne kemi votuar një ligj mbi përgjimet që ka një rregull për përgjimet. Unë nuk mbroj askënd  që ka shkelur ligjin. Le të shihet në rruge ligjore.

Pyetje:   Kush i ka nxjerrë përgjimet?

Ahmeti:Përgjimet i ka nxjerrë opozita. Opozitës ia ka dhënë ish shefi i përgjimit sekret Zoran Berushefski.

Pyetje:   E keni folur me Gruevskin për përgjimet?

Ahmeti:Sigurisht që kam folur, kam kërkuar që qëndrimi i BDI është që ky proces të monitorohet dhe prej komunitetit ndërkombëtar si proces gjyqësor, sepse çfarëdo vendimi të marrë gjykata do të jetë e kontestuar nga njëra palë.

Pyetje:   A  keni frike që zyrtarët tuaj të jene përfshirë në afera korrupsioni?

Ahmeti:Përsa i takon çdo zyrtari të lartë BDI nëse ka bërë korrupsion ai do të përgjigjet. Unë përsonalisht kërkoj gjithëçka ka për mua të publikohen.  Qoftë edhe biseda private.

Pyetje:   Si e gjykoni që Gruevski tallet edhe me çeshtjen e  emrit të Maqedonisë?

Ahmeti:Ky është një proces i hapur. Akoma nuk është shtruar siç duhet për vertetësinë e bisedave. Sigurisht që nuk janë të mira. Unë besoj se ato përgjime janë të vërteta.

Pyetje:   Çfarë ndodh në një vend ku përgjigjen të gjithë duke shkelur ligjin?

Ahmeti: Unë nuk mbështes skandale dhe axhendat e të tjerëve. Unë jam aty për të mbrojtur  interesat e shqiptarëve i ndergjegjëshëm që  paguajmë kosto, por ne mendojmë se kështu kontribuojmë më shumë për elektoratin tonë.  Kontribuojmë më shumë për ti futur gjërat në binarë për zgjidhje. Ka filluar një dialog janë mbajtur dy takime mbahet i treti në Strasburg dhe me 26 maj vazhdon në Shkup takimi i katërt i partive peë të gjetur zgjidhje.

Pyetje:   Pse do të jeni ju patericë për një qeveri që ka dështuar?

Ahmeti: Ne nuk jemi patericë këtu, sepse zgjidhja më e lehtë është largimi dhe ikja nga përgjegjësia.  Ne edhe mund të lartohemi, por çfarë përfiton elektorati shqiptarë  dhe deri më tani askush nga unë nga miqtë tanë nga miqtë me të cilët ne për 15 vite kemi punuar në një axhendë të përbashkët për republikën e Maqedonisë nga SHBA, NATO  e BE kërkush nga këta aleatët nuk kërkon largimin  BDI, por kërkon që të vazhdojmë.

Pyetje:     A është kjo qeveri shkelëse e ligjit?

Ahmeti:Të gjitha këto çështje janë të hapura dhe te futura  në axhendën që ne kemi paraqitur ne tavolinë.

Pyetje:   A do të kërkoni ju zgjedhje të parakohshme?

Ahmeti:Nuk dua të paragjykoj rezultate e fillimit të dialogut dhe te insistohet deri ne fund dialogu.

Pyetje:   A duhet të dorëhiqet Gruevski?

Ahmeti:Ne nuk paragjykojmë fundin e tavolinës  fundin e këtij fillimi te mbarë?

Pyetje:    A është Gruevski një përson që ka paragjykim për shqiptarët?

Ahmeti:E kam shumë të vështirë, sepse në ato rrethana që unë e njoh ai nuk shfaq ndonjë anti-shqiptar.

Pyetje:    A është Zaevi më pro shqiptarë?

Ahmeti: E vërteta duhet të thuhet. Nuk dallohen përsa i takon avancimit te  çështjes  shqiptare nuk dallohet  LSDM me VRMO. Përplasjet qe kemi pasur me LSDM kanë vazhduar  edhe me VRMO.  Përsa i takon gjuhës shqipe në marrëveshje të Ohrit dhe me kushtetutë gjuha shqipe është gjuhe zyrtare dhe  qëndrimet nuk dallojnë nga të dy palët. Të dy thonë se gjuha shqipe është zyrtare, por është në nivel lokal.  Do të thotë të dy palët  mohojnë kushtetutën dhe marrëveshjen e Ohrit t. Të dy palët duhet të reflektojnë se Maqedonia pas 2001 është Maqedoni tjetër.  Unë nuk jam i penduar se çdo ditë e nis nga e para. Marrëveshja e Ohrit është një thesar i tërë, çdo zyrtar, çdo funksionar duhet të punojë më frymë dhe në gërmë  të marrëveshjes së Ohrit, por që është një letër e thjeshtë.  Marrëveshja e Ohrit është me garanci ndërkombëtare. Atë marrëveshje e garanton BE , SHBA, NATO dhe shqiptarë dhe tani në këtë emision unë nuk mund të hyj deri ku është zbatuar marrëveshja.  Unë pakënaqësi përditë kam.

Pyetje:  Çfarë po ndodh në Maqedoni?

Ahmeti:Këto janë zhvillime shumë interesante që duan analizë, sigurisht që nuk e kam dashur dhe nuk e dua që këto ngjarje të përsëriten, por mendoj dhe jam optimist që gjërat do të rregullohen dhe se çdo krizë është një mundësi e mirë për zgjidhje. Ka filluar një dialog , që do të thotë se ky dialog është i mirëpritur dhe ne përpiqemi të jemi pjesë. Ne e duam edhe me të mirë marrëdhëniet dhe do të behen dhe më të mire.  Sot lajmi i mirë se Kompania amerikan do të beje investime ne Gostiva dhe pas një viti do të thotë deri ne 2500 vende pune.

Pyetje:  Liria mungon ?

Ahmeti:Për këtë arsye ka filluar ky dialog. Sigurisht që nuk jemi në rrethana të mira, por në këto rrethana  kërkohet zgjidhje për të rifutur gjërat në binarë, por me eufori dhe emocione problemet nuk zgjidhen. Duhet të dominojë nacionaliteti.

Pyetje : Nëse Gruevski bie ju do jeni i gatshëm të bashkëpunoni me Zaevin?

Ahmeti:Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë ata  që do të fitojnë besimin e elektoratit maqedonas, nuk e zgjedhim ne bashkëpunim por qytetarët. Prioritet kryesor i yni është të zgjidhet çështja e emrit të anëtarësohet vendi në NATO, të fillojmë negociatat për ne BE dhe të behet një analizë përfundimtare  mbi marrëveshjen paqësore te Ohrit dhe të zgjidhen çëshjet që kanë mbetur pa u zgjidhur.

Pyetje:    A keni ju kurajon tu dilni para shiptarëve nese ta amendojne se nuk i keni perfaqësuar siç duhet?

Ahmeti:  Jo vetëm kurajën, por jam ballë lart dhe krenarë. Legjitimitetin ma kanë dhënë shqiptarë përmes votës.  Sigurisht që pjesën më të madhe e kemi realizuar, kanë mbetur çështje ne pritje që duhen realizuar, por nuk jemi ne faktor për pengesat që u paraqitën. Çdo gjë është shkruar. Platfoma zgjedhore është shkruar dhe ato që kam thënë janë bërë. Dhe ato që nuk janë bërë do të analizohen rrethanat pse nuk janë bërë.

Pyetje : A besoni realisht se Maqedonia mund te jetë një shtet multi etnik?

Ahmeti:Shqiptarëve nuk është mirë që tu thuhet se janë fasadë. Shqiptarë përfaqësohen në këtë shtete dhe janë të rëndësishëm në këtë shtet. Si çdo ministër  maqedonas edhe një ministër shqiptar ka po aq kompetenca.  Kjo më mban mua që të rri në politikë se Maqedonia do të jete një shtet multietnik.

Pyetje:  Ëndrra juaj ka qenë që të bashkonit shqiptarë e Kosovës dhe të Shqipëriës apo të ndërtoni një Maqedoni multi etnike?

Ahmeti: Unë kur kam filluar veprimtarinë kam filluar për Shqipërinë,  që këto toka të jene Shqipëri. As Maqedoni, as Kosovë. Me kalimin e viteve, me krijimin  rrethanave e kam parë se ajo Shqipëri që unë kam ëndërruar nuk behet. Më të sinqerte nuk mund të gjesh ndonjë përgjigje. Këto rrethana që janë krijuar ne duhet ti zbatojmë ti materializojmë. Kosova të behet shtet i pranuar në OKB, shtet me përgjegjësi të larta. Maqedonia të jete shtet i barabartë mes dy etnive më të  mëdha. Shqipëria shtet në NATO dhe BE dhe ne raport të mira me fqinjët, vetëm kështu mund të ecim përpara. Ajo Shqipëri për të cilën unë kam ëndërruar nuk behet.  Unë i kam thënë Maqedoninë se nese edhe ju doni që Maqedonia të jete krejt me maqedonas dhe unë e dua krejt me shqiptarë, kjo nuk mund të bëhet hajde ta bëjmë bashkë.

Pyetje : Ata e dine që shqiptarët e Maqedonisë kanë mbështetje dhe shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ahmeti:Po e dinë, janë të vetëdijshme, por duhet të jenë më të hapur , edhe Shqipëria edhe Kosova në drejtim të komunikimit, në drejtim të bahskëpunimit. Ka një vit e gjys që ne kemi bërë kërkesë për mbledhje të përbashkëta të qeverive dhe nuk bëhet. Nuk e di arsyet pse nuk është bërë. Maqedonia thotë se ne e kemi bërë kërkesën edhe me Kosovën edhe me Shqipërinë.  

 

Related posts